VIDEOLAJM/ Momentet e para të Barrosos në Tiranë, Mirëpritet nga Rama

President i Komisionit Europian vjen ne Tirane.Në orën 09:00 Hose Manuel Barroso është pritur nga kryeministri Edi Rama përmes një ceremonie zyrtare e cila u krye para godinës së kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Numri një i KE do të qëndrojë sot në Tiranë, në një vizitë një ditore që parashikon një takim me autoritetet më të larta të vendit.