Baku, Shqipëria ka rastin të njohë me "antikorrupsionin" e saj, vendet e GRECO-s

Azerbajxhan – Vetëm dy ditë pas publikimit të raportit “antikorrupsion” nga Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit, Shqipëria ka rastin t’i prezantojë atyre, reformat e ndërmarra prej saj, për të përfituar një opinion pozitiv në nisje të rrugës të anëtarësimit në BE.Ministria e Drejtësisë njoftoi se ministri Nasip Naco, u nis sot për një vizitë disa ditore në Baku të Azerbajxhanit, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Lufta kundër Korrupsionit: Standardet ndërkombëtare dhe përvojat kombëtare”.Kjo konferencë, e cila do të zhvillohet nga data 30 Qershor - 2 Korrik 2014, organizohet nën kujdesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.Përfaqësimi i Shqipërisë në këtë konferencë, është i një rëndësie të madhe për shkak të pjesëmarrjes së Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GREKO) dhe Akademisë Ndërkombëtare të Anti-Korrupsionit.ar.sh/Oranews.tv