Korçë, bagëtitë e imta largohen nga zonat e banuara dhe turistike

Korçë - Prefektura e Korçës ka zhvendosur bagëtitë e imta nga zonat turistike dhe zonat e banuara për të siguruar më shumë kushte higjenike.Kjo nismë është ndërmarrë si një mënyrë për të shmangur sëmundjet e ndryshme pasi, sipas ligjit, stanet e bagëtive duhet të jenë jo më afër se 500 metra nga vija e zonave të banuara.Sipas prefektit të Korçës, Ardit Konomi, një nismë e tillë është emergjente për të shmangur sëmundjet dhe kushtet e këqia higjenike në këto zona.Konomi paralajmëron se do të ketë edhe penalizime për ata që nuk do të zbatojnë kriteret e vendosura.Në këtë aksion janë përfshirë një sërë institucionesh, përfshirë edhe komunat që janë përgjegjëset kryesore të situatës së krijuar. Realisht, situata është bërë shqetësuese, sidomos në disa komuna të Devollit, ku prej vitesh janë shfaqur edhe disa insekte problematike.Oranews.tv