Vizita e Barrosos, trafiku bllokohet 1 orë nga ura e hotel "Dajtit" deri tek Kryeministria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2014, 21:15
Tiranë - Policia e Shtetit ka njoftuar se nesër, trafiku në kryeqytet do të bllokohet për një orë në aksin nga ura e hotel "Dajtit" - Kryeministri nga ora 9.00 deri në 10.00.Bllokimi i trafikut do të bëhet për shkak të vizitës së Presidentit të Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, që do të takohet me autoritetet më të larta të vendit, duke nisur nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kryetari i Kuvendit Meta, kreu i PD-së, Basha e deri tek kryetari i Gjykatës së Krimeve të RëndaBarroso do të qëndrojë në vendin tonë vetëm një ditë.ar.sh/Oranews.tv