Tiranë, Policia merr në pyetje avokatin, një qytetar e denoncoi për mashtrim

Tiranë – Policia ka shoqëruar sot dhe ka marrë  në pyetje, avokatin Hysni Beti, ndaj të cilit ishte bërë një denoncim nga një qytetar për mashtrim.Policia ka sqaruar se shoqërimi i Betit është bërë për verifikim, pasi edhe njëherë tjetër, Beti është thirrur në komisariat dhe madje është akuzuar nga Prokuroria se është përpjekur të ndikojë mbi personat që kryenin funksione publike.Prokuroria,  në vitin 2010, e ka akuzuar Betin se merrte para në këmbim të ndikimit tek gjyqtarët e prokurorët për lirimin e një të të akuzuari.Oranews.tv