Kisha Ortodokse: Kërkesa e padorëzuar zyrtarisht, një sulm ndaj Kryepeshkopit
Tiranë - Ja prononcimi i plotë i zëdhënësit të i Kishës Ortodhokse Autoqefale, Thoma Dhima, lidhur me vendosjen e bustit të Fan Nolit."Shoh se ne internet kane hedhur nje "kerkese" per bustin e Nolit, qe pretendohet se i eshte dorezuar jo zyrtarisht ne Durres nje punonjesi te kishes. Se pari, pavaresisht nese kjo ka ndoshur apo jo, nuk perben nje veprim zyrtar.Se dyti, kerkesa ne fjale eshte ndertuar ne forme panfleti provokues dhe jo si nje kerkese per zgjidhje. Se treti i jepet nje ultimatum Kishes, i tipit "o plotesohet imja, o vajta..tek Niku ne Elbasan".Se katerti, nje qendrim i tille nuk eshte mbajtur ndaj Bashkise, me te cilen eshte folur me muaj te tere...Se pesti, nuk lihet asnje hapesire per gjykim te cilesise se vepres dhe perputhjes se saj me figuren kishtare te Imzot Theofan Nolit.Se gjashti, ne realitet nuk u prit asnje pergjigje dhe dialog me kishen, pasi duket qarte se vendimi per të katandisur ne Lagjen Kala ishte marre qe heret.Se shtati, Imzot Theofani eshte nje figure aq e madhe kombetare dhe per ortodokset sa ta trajtosh ne kete menyre nuk eshte vetem nje fyerje per Kishen tone Ortodokse Autoqefale, por per mbare vendin.Se fundi, sipas kesaj logjike kujtdo i lind e drejta te marre nje iniciative personale dhe pastaj te leshoje ultimatume e te sulmoje Kishen per mungese vullneti (keto ultimatume vlejne vetem per Kishen dhe per asnje institucion shteteror, komunitet tjeter fetar, OJQ...). Nje maskarade percarese dhe antikombetare, ndryshe nga sa mundohen ta paraqesin.Gjithmone e me qarte del se kombesia e Kryepeshkopit eshte sebepi. Problemin e kane me gjithe Kishen, me te gjithe strukturat dhe kleriket e saj, me besimin qe ajo mbron, sepse ne Durres nuk ka asnje peshkop, klerik a punonjes te huaj...te gjithe jane shqiptare.. Ndaj keto sulme skane per te ndalur as sot as mot...ar.sh/Oranews.tv