Sërish tragjedi emigrantësh, 30 të vdekur në barkën me 600 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2014, 08:50
Itali - Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet siçiliane: tridhjetë emigrantë - numri i saktë nuk dihet ende - kanë vdekur, ndoshta nga asfiksia në një anije, e cila u shpëtua gjatë natës nga një anije e marinës.Sipas të dhënave të fundit, anija ishte ngarkuar me më shumë se 600 emigrantë dhe kur arriti në Grecale, për rreth 30 emigrantë nuk kishte më asgjë se ç’mund të bëhej. Të vendosur në një pjesë të ngushtë të varkës, ka shumë të ngjarë që ata të kenë vdekur nga mungesa e ajrit.Disa kufoma u sollën në bordin e luftanijes, që shoqëronte barkën në portin e Pozzallo këtë mëngjes. Ndërmjet tyre ishin edhe dy gra shtatzëna.Oranews.tv