Sarandë, Festivali VIII i Këngës e Valles për Çamërinë ndan çmimet dhe respektin

Sarandë -Pas katër netë rradhazi, Saranda, u kthye në kryeqytet të kulturës kombëtare shqiptare. Nata e katërt e Festivalit solli edhe shpërndarjen e çmimeve për grupet dhe festivalistët më të mirë.Mbi një mijë artistë, mbi 25 grupe artistike nga të gjithë trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe nga shumë qytete të Shqipërisë çuan peshë pjesëmarrësit në stadiumin e lojërave me dorë “Aleko Dajko”.Në gjerdanin e artë të festivaleve të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar në mbarë trojet shqiptare, festivali i këngës dhe valles për çamërinë rregjistrohet si margaritari më i bukur, por edhe si promovuesi më i arrirë për qytetin e bukur të Sarandës dhe folklorit të margaritartë të Çamërisë.Në natën e katërt, Festivali ka nisur me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, i cili solli bukur të inperpretuara motivet çame.Kryebashkiaku Stefan Çipa ka falënderuar Unionin Artistik të Kombit Shqiptar për realizimin për të tetin vit të Festivalit për Vallen dhe Këngën për Çamërinë ndërsa tha edhe se ky festival është më i mbështeturi nga bashkia.Nga skena e festivalit, deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini, u shpreh se, fqinji ynë duhet të kuptojë se gabimet historike të ndodhura dikur duhet t’i korrigjojmë dhe se jemi për marrëdhënie të mira me ta.“Çamëria është degë e thyer, por jo e tharë e trungut të lisit kombëtar shqiptar,” - ka thënë Azgan Haklaj, President i Unionit Artistik Kombëtar Shqiptar.Juria e festivalit për Çamërinë e përbërë nga personalitete të nderuara të kulturës në natën e katërt ka bërë vlerësimin e pjesëmarrësve duke dhënë këto çmime:Taip Madani, pas vdekjes, është vlerësuar me titullin “Krenaria e Unionit” për virtuozitetin në interpretimin e “Valles së Osman Takës.”Me çmimin “Mirënjohje” u vlerësua Azgan Haklaj për organizimin e festivaleve.Me çmimin e madh “Panajot Kanaçi” u vlerësua Mjeshtri i Madh Rexhep Çeliku.Me çmim të veçantë “Tefta Tashko” u vlerësua Sebahete VishnjaÇmimi i madh “Laver Bariu” iu dha klarinetistit Artan Majko.Nga grupet u vlerësuan:Me çmim I: Grupi i fëmijëve të komunës MarkatMe çmim II: Grupi i KonispolitMe çmim III: Grupi i Sazeve të DelvinësMe çmim I në Festivalin e Këngës e Valles për Çamërinë, edicioni VIII, u vlerësua ansambli “Kemal Aziz: Viti Kosovë.”Me çmim II: ansambli “Krahu i Shqiponjës” VlorëMe çmim III: ansambli “Bajram Shabani” Kumanovë.Në edicionin VIII, rahas arritjeve dhe prurjeve të reja artistike si vlerë e veçantë u evidentua pjesëmarrja masive e artistëve të rinj, të cilët me shumë përkushtim e seriozitet sollën vlerat më brilante të artit popullor të pasurisë shpirtërore të trevave të tyre, ndërsa risia e këtij festivali ishte edhe pjesëmarrja e grupeve nga Mali i Zi e Maqedonia.Oranews.tv