VIDEOLAJM/ Brenda azilit, ja Silvio Berluskoni duke ndihmuar të moshuarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2014, 17:23
”La Republica.it” publikon ekskluzivisht një video ku ish kryeministri Silvio Berluskoni ndodhet brenda institutit Cesano Boscona, në Milano ku po kryen dënimin, i cili ka të bëjë me të qënit në shërbim të komunitetit. Pamjet janë marrë nga gazetari Stefano Apuzzo, këshilltar komunal në Rozzano.I veshur me bluzë të bardhë Berluskoni ofron shërbime në dhomën e të moshuarve me e Alzheimer-it.Një vit më parë Berluskoni u dënua me 4 vite burg për evzion fiskal, por dënimi u kthye në shërbim 1 vjeçar për komunitetin për shkak të moshës së tij të thyer. Silvio Berluskoni u shpall fajtor për blerjen e disa të drejtave televizive nga firma e tij Mediaset në vitet 90’.