Parada Motofest 2014, aktiviteti i organizuar nga Steelwing Albania
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2014, 17:06
Motorrët kanë pushtuar kryeqytetin. Si çdo vit aktiviteti i organizuar nga Steelwing Albania mblodhi një numër të madh drejtuesish të motorrëve, por edhe dashamirës të garave me motorra. Parada Motofest 2014 nisi në rrugën "Vaso Pasha", për të vijuar në Bulevard e më pas në zonën e Digës së liqenit Artificial.