Hetimet për vrasjen e Santos edhe në Kosovë, Didi në takime në Prizren
Kosovë - Vrasja e bujshme në qendër të Tiranës e bankierit dhe biznesmenit të njohur Artan Santo, dhe një pistë dyshimi që autorët e vrasjes mund të jenë nga Kosova apo të kenë lidhje nga ky vend, kanë bërë që numri një i Policisë shqiptare, Artan Didi, të udhëtojë të shtunën drejt Prizrenit për të nënshkruar një marrëveshje që vitet e tjera është firmosur nga zyrtarë të nivelit më të ulët, pikërisht ato të sferës së qarkullimit rrugor.Por pas përfundimit të ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për patrullime të përbashkëta të Policisë së qarkullimit rrugor, drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Artan Didi, mësohet se është takuar sy më sy me homologun Shpend Maxhuni, ku është biseduar për vrasjen e Artan Santos, ndodhur të enjten në Tiranë.Pikërisht për nivelin e lartë të përfaqësimit në nënshkrimin e një marrëveshjeje, drejtori Didi është pyetur nga “Koha Ditore”se a mos ka ndikuar vrasja e Artan Santos dhe shtrirja e hetimeve edhe në Kosovë, që numri një i Policisë së Shtetit të Shqipërisë të gjendej në atë ceremoni. Ai nuk mohoi që në këtë takim të jetë biseduar për vrasjet e fundit, në të dyja anët e kufirit...Marrë nga Koha Ditore