Ofensiva kundër rebelëve të ISIS, Iraku merr në dorëzim 5 avionët e parë nga Rusia

Pesë avionë luftarakë që përbëjnë dhe dërgesën e parë nga Rusia janë marrë tashmë në dorëzim në autoritetet ushtarake në Irak dhe do të përdoren në ofensivën kundër rebelëve sunitë.Ministria e mbrojtjes në Irak ka bërë të ditur se pesë avionët "Sukhoi Su-25" pritet të bëhen pjesë e ofensivës në tre apo katër ditët e ardhshme.Kjo dërgesë vjen pas marrëveshjes së firmosur mes Irakut dhe Rusisë e Bjellorurisë për të furnizuar forcat e armatosura irakene me mjete luftarake ajrore. Marrëveshje kjo që kap shifrën e 500 milionë dollarëve dhe "synon të rrisë fuqinë goditëse të forcave ajrore dhe pjesës tjetër të forcave të armatosura, në mënyrë që të luftojnë terrorizmin".Kryengritësit sunitë kontrollojnë tashmë zona të tëra në veri dhe perëndim të vendit ndërsa kanë realizuar një numër të madh sulmesh.Qeveria irakene pretendon se ka rimarrë kontrollin në qytetin verior të Tikritit, dhe se 60 militantë janë vrarë gjatë luftimeve, por rebelët e kanë kundërshtuar këtë deklaratë. Sipas BBC ofensiva në Tikrit, vendi I lindjes së ish-diktatorit Sadam Husein po kordinohet me këshilltarë ushtarakë amerikanëPo sipas autoriteteve shtetërore po përparohet drejt Mosulit, qytet nën kontrollin e rebelëve ku u pa pak ditë më parë edhe xhihadisti nga Kosova .Muhaxheri, duke festuar sipas tij clirimin e këtij qyteti.SHBA kanë konfirmuar se ka ngritur në fluturim avionë pa pilot për të mbrojtur personelin amerikan në terren, ndërsa 300 ushtarakët e dërguar nuk do të jenë direkt të përfshirë në luftime.