Vrasja e Santos, mesazhi online që kushton 100 mijë euro, ruhet anonimati
Tiranë- Policia vazhdon të kërkojë ndihmë për vrasjen e mirëorganizuar dhe të parapërgatitur të bankierit të njohur, Artan Santo. Tre dite nga vrasja në zemër të Ish- Bllokut, pranë zyrave të bankës "Credins", ku ai ishte administrator dhe Drejtor i Përgjithshëm Policia e Tiranës ndërmerr dhe një nismë të re në përpjekje për të mbledhur informacione që do ndihmojnë në zbardhjen e krimit.Ky është mesazhi online. Në faqen zyrtare të policisë së Tiranës www.tiranapol.org, poshtë faqes në të djathtë është hapur një dritare ku çdo individ mund të japë informacion në lidhje me vrasjen e Artan Santos, duke ruajtur anonimatin nëse do."Sistemi i Mesazheve gjendet ne pjesen fundore të krahut të djathtë të faqes tonë ne adresën www.tiranapol.org. Klikoni tabelën DENONCO dhe nisni mesazhin tuaj. Sistemi i Mesazheve, është konfiguruar në menyrë të tillë ku perveç tekstit të SMS së dërguar nuk kërkohet asnjë detaj që ka te bëjë me identifikimin e personit që nis mesazhin," informon policia.Policia sqaron se në sistemin e mesazheve mund të shkruhet vetëm teksti i cili automatikisht shkon në bazen tonë të të dhënave. Perdorimi i email është fakultativ, pra nuk mund ta shkruani ate nëse nuk dëshironi. Kjo bën që ruajtja e anonimatit tuaj të jetë e plotë", thuhet në njoftimin e policise.Në fund Policia e Tiranës kujton qytetarët se mund të denoncojnë edhe në numrat e telefoni: 069 41 00003 ose ne numrin 129. Policia ka vënë në dispozicion shumën prej 100 mijë euro për çdo person apo informacion që do të ndihmojë në zbardhjen dhe arrestimin e vrasësve me pagesë.