Vrasja e Santos, bëhet gati lista e bashkëpunëtorëve që do të pyeten
Edhe pse është ditë e dielë dhe zyrtarisht Prokuroria e ka ditë pushimi, vrasja e bankierit Artan Santo ka bërë që grupi hetimor i ngritur për këtë çështje,të jetë mbi tavolinën e punës.Grupi hetimor është mbledhur nën drejtimin e Petrit Fushës, drejtues i akuzës së kryeqytetit dhe 4 prokurorë të tjerë,ndër ta dhe një i njësisë task-forcë.Burime jozyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme,kanë sqaruar se është bërë një listë me emrat e personave që do të pyeten për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën biznemeni i njohur. Të njëjtat burime saktësuan se në listë janë të përfshirë biznesmenë dhe ortakë më të cilët Santo bashkëpunonte prej vitesh.Ndërsa ndihma e kërkuar shërbimeve sekrete të huaj,kryesisht ne vendet ku Santo ka kryer veprime bankare,ka bërë që hetimi të shtrihet dhe në këto shtete.Mësohet se nga zyra e Santos është sekuestruar kompjuteri i tij i punës dhe ai personal,me shprese që do gjenden elementë që do ndihmojnë hetimin.Ndërkohë në Shqipëri ditën e premte për llogari të këtij hetimi janë pyetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen Astrit Bushi dhe Kujtim Çela. Të dy personat nuk janë të panjohur për drejtsinë shqiptare pasi Kujtim Çela është vëllai i Gëzim Çelës, një ndër baronët e drogës në Shqipëri. Çela i shpëtoi arrestimit nga policia disa javë më parë gjatë një askioni në zonën e Fushë-Kuqes në Laç.Burime nga grupi hetimor kanë sqaruar se nuk është mundur të merren detaje të vlefshme për hetimin e vrasjes së Santos, pasi prej gati tre javësh ata ndodhen në paraburgim. Ndërkohë që pistat mbi të cilat po heton Prokuroia janë të shumta, pasi është akoma herët për të përjashtuar pista të caktuar. Por shtimi i grupit hetimor me një prokuror të task-forcës,i cili do hetojë veprimet e bankës, ka bërë që në këtë drejtim të fokusohet puna.Vrasja e Artan Santos ka bërë që bashkëpunimi në aksin Prokurori-Shërbim Informativ dhe Ministri e Brëndshme të jetë intensiv,ku kominikimi mes tre krerëve të këtyre institucioneve ka qenë i vazhdueshëm.Mëgjithatë kur kanë kaluar tre ditë nga vrasja e bankierit zyrtarisht ende nuk ka asnjë të dyshuar, pavarësisht shoqërimeve rekord të bërë nga policia.