Vlorë, plazhi publik ndër 11 më të ndotura, por s'ka tabela ndërgjegjësimi

Vlorë- Plazhi publik i Vlorës,  listohet prej vitesh në rradhët e 11 plazheve me të ndotur në Shqipëri në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.Derdhjet e ujrave të zeza të padisiplinuara bëjnë që shkalla e ndotjes bakteriologjike të ngelet e lartë.Edhe pse detyrim i Bashkisë së Vlorës, marrja e masave për vendosjen e tabelave informuese për publikun ende nuk ka ndodhur, duke i lënë të painformuar qytetarët për rrezikshmërinë që prezanton plazhimi në këto zona.Pushuesit tregojnë se shpesh janë kushtet ekonomike që i detyrojnë të plazhojnë nga Skela në Ujë të Ftohtë, pasi në zonat pas tunelit apo në Rradhimë ka kosto më të lartë.Nga Skela deri në Ujin e Ftohtë janë aktualisht 11 derdhje të ujrave të zeza në det, ende të padisiplinuara, ndërsa plazhistë të shumtë kanë nisur të pushojnë.