Tiranë, Arvizu e Hoffmann ndjekin bashkë SHBA - Gjermani, Rama iu ulet në mes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2014, 18:22
Tiranë - Ambasadorëte SHBA-së dhe Gjermanisë janë duke e ndjekur sëbashku nga një lokal në Tiranë, ndeshjen SHBA-Gjermani që po zhvillohet në Brazil për Kupën e Botës në Futboll. Atyre iu është bashkuar më pas edhe Kryeministri Rama.Ambasadorët janë veshur thjesht, sportivë dhe janë ulur në një ambient të dekoruar me flamujt e shteteve.Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka postuar edhe një foto nga tryeza ku janë ulur Rama, Arvizu e Hoffmann sëbashku me Zv. Ambasadorët Jardine dhe Tintrup si dhe anëtarë të tjerë të stafit të të dy ambasadave.Ambasada amerikane e ka zgjeruar "lojën" e saj për futbollin, duke postuar edhe një poster në Fb, shoqëruar me pyetjen: Kush mendoni se do të fitojë sot?
ar.sh/Oranews.tv