Sarandë, nis Festivali VIII i Këngës dhe Valles Çame, grupe shqiptare edhe nga diaspora

Sarandë - Ka nisur, mbrëmjen e së mërkurës, në qytetin e Sarandës, Festivali i Këngës dhe Valles për Çamërinë, organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar. Këtë viti, ky festival shënon edicionin e tij të tetë.Për katër netë rradhazi, skena dhe shkallaret e stadiumit të lojrave me dorë "Aleko Dajko" në qytetin e Sarandës, do të ushtojnë nga kënga dhe vallja e grupeve pjesëmarrëse, ç'ka flet qartazi për një dëshmi të forcës dhe vlerës së papërsëritshme të artit nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë.Festivali vjen me moton: "Jam arbër - 800 vjet shtet" si dhe në kuadër të 70-vjetorit të masakrës mbi popullsinë çame.Në natën e parë të Festivalit u ngjitën në skenë katër grupe artistike, si grupi çam i Mifolit, Vlorë; ansambli "Mjelmat e Prishtinës"; ansambi " Malësori" i Has - Kosovës si dhe ansambi "Zëri i Kosovës" i ardhur nga Fushë Kosova.Nata e parë është çelur me grupin çam të Mifolit, Vlorë për të vijuar mandej nga grupet e tjera si ansambli "Mjelmat e Prishtinës", ansambi " Malësori" i Has - Kosovës dhe ansambi "Zëri i Kosovës" i Fushë Kosovës.Gjithashtu, në natën e parë, kanë përshëndetur Festivalin edhe këngëtarët Shkodran Tolaj e Marjeta Vjeri.Azgan Haklaj, Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar që në këtë Festival vjen me cilësinë e producentit të Festivalit, duke folur për kamerën tonë, sjell risitë e edicionit të tetë të Festivalit të Këngës dhe Valles për Çamërinë:"Për katër netë rradhazi, 25 grupe pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës dhe Valles për Camërinë në edicionin e tij të tetë grupe valltarësh dhe këngëtarë ve nga të gjitha trevat shqiptare dhe por edhe nga diaspora do të përcjellin me ngrohtësi këngën dhe vallen shqiptare. Në natën e fundit juria do të përcaktojë edhe vendet fituese për grupet më të mira,"- tha Haklaj.