Shkodër, mbytet peshkatari, ngeci në rrjetën e peshkimit

Shkodër- Një peshkatar gjeti vdekjen gjatë orëve të drekës të ditës së sotme duke u mbytur në ujërat e liqenit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në bregun lindor të liqenit, në afërsi të stacionit të pompave të Dobraçit.Viktima është shtetasi Luan Dekovi, 45 vjeç. Ai ka qenë duke lëshuar rrjetat e peshkimit, kur është ngatërruar në to dhe ka përfunduar në ujë duke mos pasur mundësi të dalë në sipërfaqe.Për pasojë 45-vjeçari ka gjetur vdekjen në ujrat e liqenit. Kanë qenë peshkatarët e zones, të cilët kanë parë varkën të vetme rreth 20 metra nga bregu dhe janë afruar për ti ardhur në ndihmë, por çdo gjë ka qënë e kotë.Transportimi në spital i peshkatarit ka qenë i kotë. Fillimisht është dyshuar se ai ka qenë duke gjuajtur me korent dhe ka rënë në kontakt me rrymën, por policia hodhi poshtë këtë pistë. Vdekja e 45-vjeçarit cilësohet aksidentale.