Liberman-Bushatit: Shqipëria mundësi e mirë për bizneset izraelite

Ministri i Jashtëm i Izraelit Avigdor Liberman i ka shprehur ministrit Bushati se Shqipëria është një mundësi e mirë për bizneset izraelite të cilat janë në kërkim të tregjeve të lira. Deklarata është bërë gjatë një vizitë që ministri i Jashtëm Bushati zhvilloi në Izrael.Në fokus të bisedimeve ishte axhenda e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Izrael, ku palët diskutuan për nivelin aktual të marrëdhënieve politike dhe impaktin e tyre në rritjen e investimeve të drejtpërdrejta izraelite në vendin tonë, programet e bashkëpunimit shkencor dhe akademik, shkëmbimet e ekspertizës në sektorë si energjetika, bujqësia, menaxhimi i ujërave, teknologjia e lartë etj.“Biznesi izraelit është në kërkim të tregjeve të reja dhe se Shqipëria është një destinacion i sigurt për ta”. Në vijim të këtij angazhimi, Ministri Liberman konfirmoi rëndësinë e intensifikimit të konsultave diplomatike mes dy vendeve.Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati theksoi “se Qeveria shqiptare po merr masat e nevojshme për krijimin e një klime sa më të favorshme për investimet e huaja të drejtpërdrejta, si dhe paraqiti mundësi të reja të zgjerimit të kapitalit izraelit në Shqipëri.”Dy Ministrat shkëmbyen gjithashtu mendime mbi situatën në Ballkan dhe Evropën Juglindore, si dhe u ndalën në zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, duke veçuar ngjarjet e fundit në Siri dhe Irak.Gjatë qëndrimit në Jerusalem, Ministri Bushati zhvilloi një takim dhe me Ministren e Drejtësisë së Izraelit, Tzepora Livni gjatë të cilit u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e drejtësisë.Në cilësinë e Kryenegociatores për paqen me palestinezët, Ministrja Livni bëri një ekspoze të përqasjes së Izraelit ndaj bisedimeve për paqen në Lindjen e Mesme.Në Parlamentin e Izraelit (Kneset), Ministri Bushati u takua me Nënkryetarin e Parlamentit, Hamed Amar, i cili është dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael të Knesetit dhe me deputetë të tjerë, me të cilët u diskutua për instrumentet bashkëpunimit parlamentar në marrëdhëniet mes dy vendeve.ex/oranews online/