Në prag të statusit, CEZ tërhiqet nga arbitrazhi, Shqipëria i paguan 95 mln €
Tirane- CEZ tërhiqet nga arbitrazhi. Tre ministra, ai i Energjetikës, Financës dhe i Ekonomisë dolën para medias në orën 10:00 për të bërë publike 3 pikat e marrëveshjes së arritur mbrëmë që zgjidh me kompromis konfliktin për të cilin qeveria sot bën me faj ish kryeministrin Sali Berisha.Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri duke lexuar tre pikat e marrëveshjes tha se kjo zgjidhje ishte më e mira si sa i takon kostos financiare jo vetëm kaq dhe pranoi se një konflikt i tillë kishte përkeqësuar dukshëm marrëdhëniet Shqipëri-Ceki."Nuk dua të komentoj shifra por është më pak se gjysma e asaj që kërkohej" tha Gjiknuri.Ministri i Financave Shkëlqim Cani bëri të ditur se së bashku me interesin e shlyerjes së detyrimit brenda 4 vitesh kompanisë CEZ do i paguhet është 95 milionë euro.Tre pikat e marrëveshjes të lexuara nga Gjiknuri janë:1.Transfemrimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar 76 % që zotëroheshin nga CEZ duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë.2. Pala ceke heq dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë euro të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009 si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare.3. Shoqëria e re e shpërndarjes e energjisë, pra shoqëria e re që merr aksionet nga pala çeke e kontrolluar tashmë nga shteti merr përsipër t'i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë euro. Kjo vlerë u dakortësua të paguahet me këste deri në vitin 2018 me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milionë euro mbi principalin e dakortësuar. Ky principal përfaqëson kreditë e mara dhe shumat e faturuara dhe të kërkueshme në çdo kohë nga CEZ s.a.Cani: Brenda 4 vitesh do shlyhen 95 mln euro, 2014-2018Ministri i Financave Shkëlqim Cani bëri të ditur se së bashku me interesin e shlyerjes së detyrimit brenda 4 vitesh shuma që do i paguhet është 95 milionë euro.“ 87.1 milionë dollarë do të shlyhen gjatë periudhës 2014-2018 dhe interesi i mbartur për këtë shlyerje me këste në 4 vite është 7.9 mln euro. Të gjitha këto së bashku bëjnë 95 milionë euro që do të shlyhen vit pas viti nga kompania CEZ dhe jo nga buxheti i shtetit.”"Vlera 95 milionë euro, në 4 vite, përfaqëson gjysmën e humbjeve dhe vjedhjeve të energjisë që ka Shqipëria në rrjet" tha Gjiknuri. Humbjet janë 150 milionë euro në vit.Ndërsa hapësira kohore prej 4 citesh do ti japë mundësuinë dhe aftësinë paguese duke reduktuar hujmbjenAhmetaj: Kush është përgjegjësi? Sali Berisha"Ka vetëm një emër Sali Berisha dhe qeveria e të cilit e la sistemin energjitik në kolaps me falimentim të plotë me borxhe 1.1 milardë. Dhe la operatorin e shpërndarjes CEZ Shqipëria të falimentuar dhe la me qëllim çështjen juridike në disavantazh dhe në mes të rrugës"CEZ, përkeqësoi dukshëm marrëdhëniet Shqipëri- CekiDiskutimet u nisën në dhjetor dhe nuk u nisën me statusin në mëndje. Qenë disktutime të mirëfillta tregtare duke marrë parasysh interesat e vendit dhe sektorit. Kishte përkeqësuar dukshëm marrëdhëniet mes Shqipërisë- Cekisë. Në tavolinën tonë s’ka qenë present statusi. Kompania ceke s’e lidhi këtë cështje me statusin e vendit kandidat”Marreveshja duhet të firmoset nga Qeveria e KuvendiMarrëveshja parashikon se palët heqin dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm financiar. Pala çeke tërhiqet nga procesi arbitrazhit të hapur në maj të vitit 2013 sipas rregullave te Uncitral mbështetur në traktatin e kartës të energjisë. Kjo marrëveshje e dakordësuar duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave më pas edhe nga Parlamenti.Marrëveshja e dakortësuar do të aprovohet nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe më pas do të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë.Gjiknuri: Hapet rruga e investimeve 200 milionë dollarëPër ministrin Gjiknuri kjo zgjidhje përfundimtare i hap rrugën investimeve prej 200 milionë dollarë"Duhet të nënvizoj faktin se zgjidhja përfundimtare e konfliktit me CEZ jo vetëm që qartëson statusin juridkik të shoqërisë, por përfundimisht hap rrugë për investime në sektorin e shpërndarjes, i lënë në kolaps për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve. Janë të paktën 200 milionë dolllarë që pritet të investohen menjëherë nga të cilat 150 milion i takon Bankës Botërore, të cilat do të aktivizohen menjëherë këtë vit. Tejzgjatja e konfliktit ligjor dhe pasiguria juridike e sektorit të shpërndarjes e bënte të pamundur investimin e këtyre parave.Nëse shkonim në arbitrazh kishim kosto miliona euroPër Gjiknurin kjo zgjidhje ishte më e mira si sa i takon kostos financiare nëse çështja do të shkonte në procesin gjyqësor të arbitrazhit por edhe do të përmirësojë imazhin e Shqipërisë"Depozitimi nga pala shqiptare i padisë së saj dhe vazhdimi i procesit gjyqësor të arbitrazhit do të kërkonte të paktën 4-6 vjet kohë, kostoja mbrojtjes ligjore do të shkonte në miliona euro.Ndërkohë fakti se pala shqiptare që në fillimin e konfklikteve u soll si pronare madje futur dhe trupën policore në ambientet e kompanisë, heqja e liçences dhe imponimi i detyruar i administrimit përkeqësoi dukshëm pozitën e vendit tonë në këtë cështje dhe kjo i krijoi avantazh cekëve të ngrinin padi të parët dhe të bënin arbitrazh.Pikërisht duke vlerësuar rreziqet mbi të cilat përballeshin financat publike, organizmat ndërkombëtare duke përfshire BB inkurajuan zgjidhjen sa më të shpejtë të konfliktit me CEZ a.s përmes bisedimeve dhe marrëveshjes me mirëkuptim. Shprehim bindjen se kjo zgjidhje përmirëson dukshëm edhe imazhin e Shqipërisë dhe sigurinë juridike të investimeve të huaja në Shqipëri. " tha Gjiknuri.Lajmi i mirë erdhi pak orë nga momenti kur ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së të mbledhur në Luksemburg do të deklarojnë vendimin nëse do i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat apo jo.Deklarata e përbashkëtPalët e përmendura mëposhtë shpallën se sot kanë nisur një zgjidhje miqësore të marrëveshjes. Marrveshja për zgjidhjen e kontratës është rezultati i negociatave të gjata të palëve pjesëmarrëse në mirëbesim me ndërmjetësimin e Z.Dirk Buschle, Zëvendës Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Austri.Negociatat u mbajtën në ambjentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Kjo marrëveshje zgjidh të gjitha pretendimet midis CEZ-it dhe Republikës së Shqipërisë në lidhje me investimet e CEZ-it në CEZ Shpërndarje dhe sektorit energjitik shqiptar.Buschle: I lumtur që qeveria hoqi dorë nga dëshirat afatshkurtra për konfrontim ligjor"Në emër të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë si dhe në cilësinë time personale si ndërmjetësues i negociatave midis Shqipërisë dhe CEZ, kam nderin të prezantojë Marrveshjen e arritur ndërmjet të dyja palëve që kanë firmosur dje. Jam plotësisht i bindur se fillimi dhe përfundimi i këtyre negociatave bëhet për mbrojtjen e interesave më të mira të Shqipërisë dhe konsumatorëve të saj të energjisë elektrike .Vitet e neglizhencës në sektorin energjitik e kanë lënë sektorin shqiptar të energjisë në një pozitë shumë të vështirë, me pjesë të konsiderueshme energjie elektrike të papaguar, kompanitë shtetrore me vështirësi serioze financiare dhe me besim shumë të ulët nga investitorët. Në një situatë të tillë zgjidhja e konfliktit me CEZ është veprimi më i logjikshëm i mundshëm. Procedurat e kushtueshme të arbitrazhit me një rezultat të paqartë do të kishin krijuar një periudhë të gjatë pasigurie dhe paqëndrueshmërie. Duke parandaluar reformat shumë urgjente e të nevojshme ai do ta kishte mbajtur peng të gjithë sektorin energjitik dhe do të kishte krijuar probleme shumë herë më të mëdha se ato që u zgjidhën nga marrëveshja e djeshme. Nga bisedimet e shumta të mbajtura këto muaj, jam në dijeni se investitorët privatë dhe institucionet publike gjithashtu do të ishin më ngurrues për ti dhënëmbështetje një vendi me këto vështirësi të pambyllura financiare dhe ligjore. Qëndrueshmëria si dhe reputacioni i mirë i sektorit energjitik në Shqipëri kishin nevojë të rivendoseshin si një hap i parë i domosdoshëm për ta ndryshuar situatën aktuale. Për këtë arsye Komuniteti I Energjisë e ka mbështetur aktivisht negociatat gjatë këtyre gjashtë muajve. Ai do të vazhdojë ta bëj një gjë të tillë përgjatë reformave të ardhshme të cilat tashmë mund të fillojnë. Unë jam shumë lumtur që me përfundimin e këtyre negociatave Qeveria Shqiptare ka vendosur interesat afat-gjatë të vendit përpara dëshirat afatshkurtra për konfrontim ligjore"deklaroi Zëvendës.Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë.Sipas kërkesave të ligjit shqiptar termat e përfundimit të marrveshjes do të jepen gjatë procesit të miratimit përfundimtar nga autoritetet shqiptare. Të dyja palët zotohen se kjo marrëveshje nuk përmban asnjë element të paligjshëm nga seicila prej palëve.