Rrëfimi në Ora News: Aventura e Metës, Ramës e Arvizut në kanionet e Osumit
“Vetëm avatarët e James Kameronit mungojnë për tu dukur sikur je brenda një prodhimi holluvidian, kjo është Shqipëria”.Pas këtyre mbresave të kryeministrit Rama për kanionet në Osum, fshihet krenaria e kryeparlamentarit Meta për një vendlindje si SKrapari.Ky i fundit, është inisiatori i aktiviteteve më të fundit të kabinetit qeveritar në Kanionet e Osumit.Blerina Ago, drejtuese në Rafting Albania Group, tregon eksperiencën e tyre..Jashtë kornizave të zyrtarëve, në “luftë” për të marrë lopatat e për të drejtuar gomonet, për tu arratisur drejt një panorama piktoreske, sportiv, e duke bërë ‘selfie’.Në studin e "Mëngjes Ekspress", me Eva Idrizllarin, ajo tha se Meta ka tërhequr vëmendjen e çdo pushtetari për tu “arratisur me gomone brenda Kolorados shqiptare.Kanë shijuar një ekperciencë, e cila i ka”zhveshur” nga të gjitha kornizat dhe kostumet zyrtare.“Ambasadori Arvizu i cili ka qenë në shkollë rafting kur ka qenë i ri. I kam thënë gjithë kohës që ne kemi një vend unik, kemi Koloradot e Europës. Por ishte nxitja e Metës për një fundjavë në Skrapar. Familja Meta donte gjithë kohës t’i jepte lopatave", tha ajo."Kryeministri, i ekzaltuar nga pamja, bënte shpesh selfie. Ai tha që nuk ia priste mendja të ishin kaq të bukura. Ai gjithë kohës ka qenë duke me ndjekur mua në teknika. Ishte shumë i mirë në implementin dhe zbatim të guidave, ” shtoi ajo,Gjithçka mes ushqimit tradicional vendas, kulaç me gjalp e djath, mish qingji të pjekur, e perime të freskëta.“Pas udhëtimit, hëngrëm të gjithë bashkë, si një grup, kulaç fshati me gjalp e djath dhe mish të pjekur në hell nga Tomorri. Të vish në Çorovodë e të mos hash mish Tomorri, nuk ndodh”, tha Blerina.Blerina, tregon krenarinë e Metës, “shikoni nga vij unë, dhe të së bijës, Era rreth 10 vjeç.“Unë jam me fat që jam nga Skrapari, ka kanionet më të bukura në botë”, ka thënë Era.Në fund Blerina falenderon mediat për mbështetjen dhe promovimin e një Shqipërie tjetër,“Keto kanione do jenë arsyeja e vizitës së Shqipërisë”, shtoi ajo.(Video: Emisioni i plotë "Mëngjes Ekspres")ekoranews/online