"Të ruajmë me fanatizëm prodhimet bio", Panariti prezanton skemën për serat diellore

Në mesin e debateve për përdorimin e hormoneve dhe cilësisë së produkteve bujqësore, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u kërkon fermerëve shqiptarë që të ruajnë me fanatizëm prodhimet "BIO".Ndërkohë Ministri Panariti tha se qeveria do të bëjë të mundur subvencionimin në masën 60-70 % për fermerët që do të ndërtojnë sera diellore.Për Panaritin rëndësi paraqet edhe ngritja e një pike grumbullimi në afërsi të kryeqytetit, në mënyrë që të grumbullohet dhe magazinohet i gjithë prodhimi për shkak të "mbingpojes" në tregun vendas.