Prokuroria e Vlorës: Për kompleksin "Jon" 8 persona para akuzës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2014, 19:54
Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet për çështjen e kompleksit ‘Jon’ në Vlorë.Ajo ka dërguar për gjykim në 13 qershor, 8 persona, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.Mes të akuzuarve janë zyrtarë të bashkisë së Vlorës, punonjës të INUK, Hipotekës dhe ALUIZNI-t.Kompleksi është shembur me eksploziv nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në dhjetor të vitit të kaluar.Prishja e kompleksit “Jon“m, pranë Ujit të Ftohtë në vlorë, sipas autoriteteve qendore dhe vendore i hap rruge zbatimit te projektit “Lungo Mare” ne qytetin e Vlores.Kompleksi “Jon” u bë objekt debati prej muajsh dhe megjithëse kishte leje u vendos për shembjen e tij duke kompensuar pronarët dhe familjet që kishin marrë banesë në këtë objekt.e.k/orannews/online