Haxhinasto: Do ringjallim hekurudhat, do japim me koncension disa segmente
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2014, 15:00
Durrës - Ministri i Transportit Haxhinasto ka premtuar rivitalizim të hekurudhave shqiptare, teksa inspektoi bazën mekanike të hekurudhave në zonën e plazhit. Sipas ministrit, në projektet e afërta të qeverisë është dhe ndërtimi i linjës Tiranë-Rinas-Durrës, apo dhënia me koncension e disa segmenteve hekurudhore.Për Ministrin e Transportit, investimet në hekurudha përveç vendeve të reja të punës që do të hapen, do të përmirësojë dhe pagat për punonjësit aktual të hekurudhës./nzh/oranews online/