Kontrat e shitblerjes së pronave publike, masa ndaj noterëve nëse fshehin transaksionet
Elbasan - Tashmë me ligjin e ri, të gjithë noterët në rrethin e Elbasanit, në rastin e kontratave të shitblerjes të pronave publike duhet të përcaktojnë qartë mënyrën e likujdimit të transaksionit.Ky ligj ka hyrë në fuqi që nga dita e hënë dhe në raste të shkeljes së tij do të merren masa ndaj noterëve.Drejtori i Zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Altin Ago tha se kjo masë vjen në kuadër të luftës së pastrimit të parave dhe ligjit anti-mafia. Ago theksoi se e gjithë shuma e veprimit juridik duhet të kalojë në llogari të noterit duke paraqitur edhe mandatin e arkëtimit.Në rast se masat e parashikuara në ligj nuk do të respektohen dhe mënyra e pagesës do të bëhet në dorë apo në mënyra të tjera, Zyra Vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, nuk do të regjistrojë pronën, pa njohur veprimin noterik./nzh/oranews online/