Mbrëmje arkeologjike në Lezhë, prezantohen zbulimet specifike në kalanë e qytetit

Lezhë - Mësues, nxënës, qytetarë e kureshtarë janë ngjitur në kalanë e Lezhës për të parë nga afër zbulimet e fundit të dala në dritë pas gërmimeve nga arkeologë shqiptarë dhe francezë, duke iu bashkuar mbrëmjeve arkeologjike.Për arkeologen, Etleva Nallbani, kalaja e Lezhës mbetet një mister për tu eksploruar, ndërsa shpreh habi për mungesen e saj në guidat turistike, ndonëse është ndër më të ruajturat, më të pasurat dhe më e pastra.Për nënkryetarin e bashkisë së Lezhës, Pashk Smaçi, të gjitha investimet që janë kryer në funksion të këtyre zonave arkeologjike kanë si qellim ruajtjen dhe promovimin e këtyre aseteve.Mbrëmja arkeologjike synon promovimin e historisë sonë përmes zbulimeve të ndryshme arkeologjike që datojnë nga periudha të hershme./nzh/oranews online/