Skandal në Vlorë/ 2 ton peshk i prishur hidhet në Pyllin e Sodës, i vihet flaka
Vlorë- Ndërsa sezoni turistik ka nisur në Vlorë, Pylli i Sodës vazhdon të ndotet në mënyrë të pakthyeshme.Rreth 2 ton peshk i prishur është hedhur në brendësi të pyllit dhe përgjatë gjithë rrugës për në Zvërnec.Era e keqe të shoqëron përgjatë gjithë shëtitjes në plazhin ranor, një zonë turistike që frekuentohet për pushuesit të cilët preferojnë plazhe ranore.Ndërkohë që agjencia rajonale e mjedisit thotë se nuk ka përgjegjësi për ndotjen, duke ia kaluar faturën inspektoriatit.Nuk dihet saktë se cila është origjina e kësaj ngarkese me peshk të prishur, që në kutitë paketuese ishte shkruar Argjentinë. Ndërkohë që policia pasi u informua i vuri flakën.Eshtë ngritur dhe një grup pune për të hetuar, ndërkohë era e keqe ndihet në tërë zonën.Edhe në brendësi të pyllit, hapësira të tëra janë pushtuar nga peshku dhe midhjet e prishura të hedhura aty në mënyrë abuzive.Inspektoriati i Mjedisit në Vlorë nuk ka marrë asnjë masë, ndërsa i kontaktuar kreu i Agjensisë Rajonale të Mjedisit, deklaroi jashtë kamerës se insitucioni i tij s'ka asnjë lidhje me ndotjen në fjalë, pasi nuk është kompetencë e tij por e inspektoriatit.Kjo situatë e rënduar e ndotjes në Pyllin e Sodës e shoqëruar nga ajri i rëndë i peshkut të prishur, në një kohe që po afron piku i sezonit veror, pa dyshim që nuk përmban aromë turizmi.Dekompozimi i mbetjeve të peshkut por edhe era e keqe përbën rrezik edhe për përhapjen e ndonjë epidemie të mundshme./nzh/oranews online/