Kuvajti 3 milion euro për kompleksin arsimor, Basha e falenderon

Kryetari i PD, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë një takimi me delegacionin parlamentar nga Kuvajti, të kryesuar nga Saud Nashmi Al-Huraije, shprehu vlerësimin për financimin prej 3 milion euro, të cilat shkojnë për ndërtimin e një kompleksi edukimi në rrugën “Don Bosko”.Ky projekt parashikon ndërtimin e një shkolle 9 vjeçare, një shkollë të mesme, një kopësht, një çerdhe si dhe ndërtimin e një Qëndre Sociale Multifunksionale.Gjatë takimit, Basha shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Kuvajti i ka dhënë Bashkisë së Tiranës, në realizimin e disa projekteve të rëndësishme për qytetin.Ndërkohë Basha ka kërkuar nga parlamentarët kuvajtian të nxisin investitorët e tyre, për të shtrirë aktivitetin e tyre në Tiranë.Nga ana tjetër, parlamentarët kuvajtian, pasi shprehën kënaqësinë e bashkëpunimit të deritanishëm, theksuan gaditshmërinë e Kuvajtit për çdo projekt të Bashiksë së Tiranës.Ata gjithashtu kërkuan thellim të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.e.k/oranews/online