Muxhahedini kosovar, pjesë e ISIS në festimet për çlirimin e Mosulit
Një video që qarkullon në youtube tregon muxhahedinët shqiptarë që festojnë në Irak më 10 qershor kur Organizata ISIS (Islamic State in Iraq and Syria) mori Mosulin.Në videon duket dhe shqiptari nga Kosova Lavdrim Muhaxheri e prezantonte veten si një nga drejtuesit e organizatës terroriste Shteti Islamik i Irakut dhe Shami.Ky I fundit në një video të publikuar në maj të 2014 shfaqet në një video duke folur një arabishte të rrjedhshme dhe në fund, ai gris pasaportën kosovare, duke thënë se është dokument i qafirave (jobesimtarëve).Në videon që është publikuar në youtube ai duket që feston marrjen e MosulitISIS ka shtënë në dorë një numër të madh qytetesh dhe zonash strategjike dhe të enjten doli në qendër të vëmendjes të mediave ndërkombëtare pasi trupat e tyre u afruan rafinerisë më të madhe të naftës në Irak, ndërkohë qeveria irakiane i bëri thirrje qeverisë amerikane për ndihmë duke kërkuar mbështetje nëpërmjet sulmeve ajrore.Po kështu presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi se do të dërgonte një njësi prej 300 trupash nga forcat speciale për të përgatitur më mirë trupat irakene në ballafaqimin me forcat terroriste të ISIS.