Tahiri jo në listën e ngelësve të qeverisë. Kadeli: S’kërkova largimin e ministrit të Brendshëm

Lezhë- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk ka qenë në listën e “zezë” të grupit të LSI për shkarkim. Nga Lezha, deputeti Gjovalin Kadeli, i cili pati bërë publike dhe nismën e grupit të tij parlamentar për të kërkuar shkarkimin e një Ministri, tha se nuk është kërkuar asnjëherë dorëheqja e Tahirit.“Ministri Tahiri nuk ka thënë asnjëherë se duhet të japë dorëheqjen apo do japë dorëheqjen. Ministri Tahiri është një nga Ministrat më të suksesshëm të qeverisë. Nuk kemi kërkuar asnjëherë dorëheqjen e Ministrit Tahiri, nuk ke dëgjuar ndonjëherë nga goja ime emrin e Ministrit Tahiri. Ne kemi kërkuar që qeveria të jetë më efikase. Që do të thotë vazhdimin e luftës pa kompromis me çdo elementikeqbërës në Shqipëri përfshirë dhe Lazaratin, gjë e cila u vërtetua me ndërhyrjen e policise”.Kadeli përshëndeti operacionin në Lazarat, por theksoi se nuk është i vetimi vend ku prodhohen lëndë narkotike.“E vërteta është se Lazararti ka qenë epiqendra e trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.Ndërhyrja e policisë, e cila ka marrë mbështjen e pothuajse të një shumice absolute të shqiptarëve dhe vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ishte në kohën e duhur, gjë që dëshmoi vendosmërinë e shttetit për të luftuar krimin në çdo skaj të Shqipërisë. Lazararti nuk është i vetmi vend ku prodhohet lëndë narkotike. Ky është një suskes i qeverisë, një garanci më shumë për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën ndaj këtij trafiku”.Lidhur me qëndrimin e opozitës ndaj aksionit, Kadeli tha se në terësi ka përshëndetur ndërhyrjen në fshatin e drogës.“Opozita në disa aspekte e ka përshëndetur aksionin, pavarësisht se nuk ka qëndruar duarkryq për të mos qenë përkrahës i disa individëve të veçantë.Në të gjitha këto raste policia ka vepruar shumë drejt dhe konform ligjit, veprim që është përshëndetur dhe nga lider të opozitës.Ndërkaq afeksionin e shefit të tij ndaj liderit të PD Berisha, Kadeli e shpjegon kështu:“Berisha është lider historik i PD, një nga politikanët e suksesshëm në vendin tonë dhe si i tillë do të ketë vlerësimin e duhur nga autoritetet shqiptare përfshirë kreun e Kuvendit apo Kryeministrin”.