Basha ironi me pilulën antidepresive: Rama do të injektojë depresionin e tij

Tirane- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ironizuar deklaratën e Ramës se statusi është një pilulë antidepresive për Shipërinë.Duke folur në kuvendin zgjedhor të Kuçovës, Basha tha se qytetarët duhet t'i vënë fre këtij tipi pushtetari i cili kërkon që depresioni i tij të kthehet në depresion gjithëkombëtar.“Ne nuk do të pranojmë pushtetarë që ç'nderojnë vartësit, poshtërojnë bashkëpunëtorët, dhunojnë fizikisht gazetarët dhe diplomatët. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Kjo nuk është Shqipëria që ëndërrojmë. Lideri është simboli që reflekton Shqipërinë, e një kombi që krijon modelin e sjelljes së bashkëpunëtorëve të vet.A na përfaqëson ne një njeri që përdor gjuhën më të ulët ndaj grave, ndaj zonjave, që prek dinjitetin e familjeve të tyre, që i lë me orë në pritje për t'i sfiduar aleatët, apo që ju mban leksione fyese europianëve. Përmes transparencës, ne do t'i vëmë fre këtij tipi pushtetari që kërkon pilula antidepresive për vendin dhe do ta bëjmë këtë para se depresioni i tij të kthehet në depresion gjithëkombëtar” tha Basha.Kreu i PD-së tha se përmes votës së lirë, PD do të nxjerrë në krye të partisë njerëzit me vlera dhe moral që do të dalin fitimtarë përballë llumit pushtetit të sotëm."Edhe në vitet apo ditët më të errëta të opozitës ne kemi dalë para shqiptarëve kryelartë dhe jemi kthyer si shumicë morale, pastaj politike, jo duke u matur se kush e ka bashimbozukun më të fortë, se kush ka bërë më shumë burg e kush ka qenë më i fortë në atë burg, por duke u nxjerrë këtyre kriminelëve, këtij llumi të shoqërisë, forcën e vërtetë të demokratëve që janë më të mirët, më popullorët, më të vendosurit, më të përkushtuarit, më të sinqertë me qytetarët”