Pasojat e përmbytjeve në Laç, fermerët e Gjormit: Prodhimi u shkatërrua
Laç - Ndonëse reshjet e shiut kanë pushuar që prej tre ditësh, në fushat me të mbjella në Gjorëm të Laçit ka prani të madhe të ujit.Uji është pafund në parcelat e mbjella duke dëmtuar tërë prodhimin bujqësor në ara.Biznesmeni Alfred Alimadhi i cili ka në përdorim 100 ha tokë në zonën e Kurbinit ka patur mjaft dëme në të gjitha kulturat bujqësore dhe foragjere, madje uji ka depërtuar në magazinat ku ai ka patur dhe grurin.Për fermerët Drejtori i Bordit të Kullimit, Petrit Gjoni, është përgjegjësi kryesor i kësaj situate, pasi mjetet për pastrimin e kanaleve nuk i ka vënë në shfrytëzim në sipërfaqet e tokave më problematike.Janë rreth 23 km, te kanali i ujërave të larta që nuk është pastruar ndaj dhe prania e ujit në kanalet kulluese dhe në ara është dobësi e këtij bordi në mosmenaxhimin e mirë të mjeteve. Fermerët kërkojnë dhe ngritjen e komisionit nga komuna për verifikimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori./nzh/oranews online/