Familja Tafili rrezikon të riatdhesohet. Admir Tafili: Siguri në Shqipëri?! Unë fus armë në qeli

Tirane- Familja Tafili e cila jeton e fshehur në  perëndim të Suedisë për shkak të gjakmarrjes me familjen Pjetrushi rrezikon të rikthehet në Shqipëri.Enti për e Emigrimin nuk ka pranuar kërkesën për azil  ashtu siç nuk ka pranuar as kërkesa të ngjashme të familjeve të tjera shqiptare.Sipas këtij Enti familja duhet të riatdhesohet dhe autoritetet shqiptare dhe jo ato suedeze duhet ta mbrojnë atë.Aktualisht familja e vëllait të Admir Tafilit, së cilës mbrëmjen e vitit të ri iu plagos rëndë djali i tyre 12 vjeçar qëndron e fshehur në një banesë në Suedi. Ata kanë apeluar cështjen në Gjyqin për Emigrim me qëllim që të shqyrtohet edhe një herë rasti i tyre pasi kanë frikë se nëse do të kthehen në Shqipëri do të jenë viktima të gjakmarrjes.Gazeta “Expressen.se”  i kushton një reportazh familjes Tafili duke sjellë dëshminë jo vetëm të Arbenit, (emri jo i vërtetë) i djalit sot 13 vjeçar, i cili ka ende shenjën e operacionit që i ka shpëtuar jetën pas të shtënave me armë që i prekën mëlçinë, mushkëritë, veshkat, fshikëzën dhe zorrën.Jo vetëm kaq gazetarët suedezë udhëtuan drejt veriut ku autoritetet lokale thonë se nuk mund t’i garantojnë sigurinë. Si dhe përcjellin dhe dëshminë e Prel Pjetrushit por dhe të Admir Tafilit i cili nga qelia e burgut 302 tregon se nëse kishte arritur të fuste në qeli 6 armë atëherë ngre pyetjen çfarë mbrojtje shteti i jep familjes së tij nëse kthehet.Atentati mbremjen e Vitit te RiNata e vitit të ri pak para orës 17-të. Krismat e fishekzjarreve tashmë dëgjohen mbi qytet. Arbeni dhe kushuriri i tij shëtisin në drejtim të vendit ku familja është fshehur në Borås. Djemtë janë nisur kah një tunel afër stacionit të autobusave Kisha Boda kur kushuriri 12 vjeç bërtet:-Vrapo!-Ai do të të vras!Një person i armatosur me psitoletë i afrohet drejton armën drejt Arbenit, që është më i gjati nga djemtë. Arbeni vrapon në drejtim të Kisha Bodas. Në vrapim e sipër ai ndjen plumbin që i përshko trupin. Rrëzohet. Vrasësi e mbërrin por pistoleta ngec. Kushëriri i Arbenit i hidhet në fyt vrasësit, një burrë 25 vjeç me mjekërr dhe që kishte veshur një jelek reflektiv. Goditet me pistoletë në kokë. Arbeni ia del të ngritet dhe ta shohë në fytyrë personin që e sulmoi.-E doni celularin tim? e pyet Arbeni.Ai i përgjigjet ”po”. Arbeni shikon se burri ikën por kthehet me shpejtësi prapa. Sulmi nuk kishte mbaruar. Pasi kishte gjuajtur celularin vrasësi ishte kthyer mbrapa me një thikë në dorë për ti dhënë fund jetës.-Nuk mund të vrapoja. Kisha dhimbje tepër të mëdha. U përpoqa të fshihem prapa disa shkurreve por ai më mbërriti dhe më goditi në qafë me thikë, në anën e majtë, tregon Arbeni.Dërgohet me plagë të rënda në spitalin e Borås-it dhe më pas në spitalin universitar Sahlgrenska në Göteborg. Sot Arben Tafili ngre fanellën dhe tregon vragën në bark. Organet e brendshme ishin dëmtuar nga tre plumbat e pistoletës. Mëlçia, mushkëritë, veshka, fshikëza dhe zorrët ishin dëmtuar. Dhe jo vetëm kaq!Në anamnezën e tij nga spitali i fëmijve Astrid Lindgren mjeku shkruante se djali kishte ”plagë të shumta në fyt dhe gjoks. Arben Tafili qëndroi 6 javë në spital dhe mbijetoi. -Unë besoja se do të vdisja.Prill 2014 Takohen fshehtas me familjenËshtë prilli i 2014-tës, kanë kaluar tre muaj nga dita e vrasjes së mbetur në tentativë. Familja nuk do që gazetarët të shkojnë në shtëpinë e tyre Kanë frikë se mos zbulohet banesa por dhe nuk kanë besim. Prej 10 vitesh jetojnë në arrati në Evropë, tre nga këto vite si azilkërkues e pastaj të fshehur si persona pa dokumente.Admir Tafili: U arratisa se mora vesh se gjaksit kishin gjetur vendndodhjen e nipit timAdmir Tafili tregon se kishte vrarë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit për fajin e këtij të fundit.Në verën e 2011 kur kishin dalë me leje nga burgu kishin kontaktuar në telefon me Prel Pjetrushin, i cili kishte ardhur nga SHBA dhe i kërkuan  që t'i thoshte të vërtetën, për vrasjen e babait të tyre, përndryshe do i vriste vëllain e tij më të madh. Sipas Admir Tafilit shefi i policisë refuzoi prandaj i vrau dy nga vëllezërit.Vëllai më vogël ngriti një pistoletë kur unë u pozicionave para makinës. Fillimisht qëllova mbi të pastaj ndaj tjetrit.  Ai thotë se kishte gabuar që kishte qëlluar ndaj më  të riut.-Të dy vdiqën për gabimet e vëllait të tyre." thotë ai. 
-E përdora Kanunin pasi kisha provuar të marr ndihmë nga shteti. Shteti s´bëri gjë. Po të kishte një sistem funksional drejtësie në Shqipëri s´do të kishte nevojë për kanunin. Fajtori do të dënohej dhe kështu s´do të kishte problem. Kjo që po ndodhë tani është katastrofë, thotë Admir Tafili.

Një muaj para se të ndodhte tentativa e vrasjes së nipit të tij  në Borås Admir Tafili kishte arritur të fuste brenda në qeli dy pistoleta dhe katër Kallashnikovë. Kishte vendosur të arratisej pasi kishte mësuar se familja Pjetrushi kishte rënë në gjurmë të vendit ku jetonte familja e vëllait dhe kishte porositur vrasjen.-Ua tregova autoriteteve në Shqipëri por djali i vëllait tim u plagos, thot ai.
I pyetur si kishte arritur të fuste brenda gjithë ato armë përgjigjet"Shqipëri është kjo! Nëse unë ia dal ti fus gjashtë armë në burg, më thuaj atëherë çfarë mbrojtje shteti i Shqipërisë u jep familjes time kur të dalin jasht?"Kontakti me familjen e Prel Pjetrushit: Nuk jemi familje  kriminelëshNëpërmjet Facebook-ut marrim kontakt edhe me Prel Pjetrushin. Ai hedh poshtë përfshirjen e tij në tentativën e vrasjes së nipit të Tafilit.

”Admir Tafili ka qenë një kriminel i kërkuar pasi më kishte plagosur mua dhe pasi kishte vrarë vëllezërit e mi. Ai dhe familja e tij më akuzojnë mua për gjithçka. Admir Tafili është në gjak me katër familje për vrasjet që i ka bërë babai i tij”.Kur i shkruaj se familja Tafili frikësohet për jetë për shkak të gjakmarrjes në rast se kthehen në Shqipëri, ai përgjigjet: ” Ne nuk jemi familje kriminele siç është familja Tafili”.

Ai refuzon ti përgjigjet pyetjes nëse ai don të pajtohet.Jeta e fshehtë në SuediNë Suedi familja Tafili jeton e fshehur me ndihmën e familjeve suedeze të cilat e kuptojnë situatën e tyre.Kjo familje thot se rrezikojnë të vriten nëse ata kthehen në Shqipëri. Megjithatë gjyqi ka vendosur që të gjitha familjet të dëbohen. Për momentin vetëm për Arbenin prindërit dhe dy vëllezërit e tij është shtyrë dëbimi nga Suedia,   Dy familje tjera me të njëjtin pronblem kanë marrë lejeqëndrimi.-Sinqerisht kjo është për t´ardhur keq. Rrallë më ka ndodhë të paraqes materiale kaq të pastërta. Unë kam menduar për çdo boshllëk të vogël, por prap jam anashkaluar, thot avokati i kësaj familje Fredrik Almer.Apeli ne Gjyqin për Emigrimin 
Familje apelon vendimin te  Gjyqi për Emigrim. Ata kërkojnë që të merret parasysh se  autoritetet shqiptare nuk mund ti mbrojnë.Sipas Admir Tafilit vrasësi gjendet në Shqipëri. Burime në Suedi thonë se një person me prejardhje nga Shkodra është i etiketuar në hetime  si vrasësi i mundshëm.

"Të kthehesh atje është njësoj sikur të presësh një dënim me vdekje", thotë  babai i Arbenit, gjyshja por edhe anëtarët e tjerë të familjes të cilët mendojnë të vazhdojnë jetën të fshehur në Suedi.

Shefi i komunës Rrethina Shkodër,  Luan Harusha thotë haptas se ata nuk mund të kthehen në Shkodër.
-Unë nuk mund ta garantoj sigurinë e tyre. As kryeministri nuk mundet. Atëherë do të duhej të kishim nga një polic para çdo shtëpi, ditë dhe natë.  Arbeni flet vetëm suedisht Arbeni dhe kushuriri i tij që e shpëtoi në natën e Vitit ë Ri  jetojnë në dy banesa të ndryshme dhe mund të takohen vetëm në  shoqërim të të rriturve dhe kjo për shkak të frikës se mos po rikthhet vrasësi.-Nuk e di nëse dikush vjen prap të më vras apo jo, thotë ai.

Kur ai gjendet jashtë shtëpisë flet vetëm suedisht vetëm për të mos u identifikuar. Ndërsa policia vazhdon hetimin për ngjarjen.-Këto raste janë tepër të vështira, thot Thomas Ahlstrand, zëvendësshef në odën e prokurorisë ndërkombëtare në Göteborg që drejton hetimin.Postimi i plotë