VIDEOLAJM/ Fshati vetëm 7 km larg Tiranës që s'ka as ujë as rrugë
Fshati Qinam, nuk është më shumë se 7-12 km larg kryeqytetit. Nga fshati, me sy shikon të gjithë Tiranën.Megjithëse nuk është shumë larg metropolit shqiptar, dhe banorët e këtij fshati shohin me sy Tiranën që prej 1990 fshati nuk ka ujë, s'ka as rrugë.Rruga e hapur në kohën e Enverit nuk është shtruar as me zhavorr, jo më me asfalt."Kjo rrugë është e vështirë të kalohet me qerret e vjetra prej hekuri, jo më me mjete të tjera." thonë banorët që denoncojnë situatën në "Alarm"."Nuk ka rrugë. Nuk ka ujë. Ky nuk mund të quhet fshat. As në Macukull, që është fshati i largët nuk është kështu" të thonë banorët.Por rrugën që banorët e bëjnë përditë, zyrtarët e politikanë vijnë e bëjnë një herë në 4 vjet atëherë kur ka zgjedhje dhe kur kërkojnë të marrin votën me premtimin se do përmirësojnë kushtet e jetesës. Por në fakt premtimi harrohet dhe e merr tymi i pluhurit që lënë pas fuoristradat që zbresin politikanët nga fshati në kryeqytet./nzh/oranews online/