Tiranë, ishte dënuar 4 vjet burg për mashtrim, ekstradohet nga Italia 46-vjeçari
Tiranë- Ekstradohet nga Italia, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.Vidi Ocelli, 46 nga Devolli është ekstraduar gjatë ditës së djeshme nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana pasi gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin datë 22.05.2013, e ka dënuar me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit“, parashikuar nga neni 143/2, i Kodit Penal.I ekstraduari Vidi Kocelli, në periudhën kohore nga viti 2007 deri në vitin 2008, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke ju marrë shuma nga 1000-3000 Euro, me pretendimin se do tu siguronte viza pune për në Itali. Pasi u merrte shumat e tilla, ai zhdukej duke humbur çdo lidhje me ta.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën 04.02.2014, shtetasi Vidi Ocelli, u arrestua nga autoritetet policore Italiane, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin ”Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.