Gjykata "arrest shtëpie" për Florenc Hoxhën, lë të lirë Zyhdi Dajtin

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kreun e Inspektoriatit Urbanistik Ndërtimor të Bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha, ndërsa për kreun e Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti “detyrim paraqitje”.Hoxha u arrestua mbrëmjen e së enjtes nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pas seances gjyqësore, avokati mbrojtës, Ivi Kaso, tha se Prokuroria nuk kishte asnjë prove, ndaj klienti i tij u la në arrest shtëpie.kaso“Pretendimi ose mbrojtja jonë ishte e bazuar në dy pika kryesore. Në radhë të parë pretendimi jonë se këkrksa e Prokurorisë ishte e pashoqëruar me fakte dhe prova, pra ishte e pabazuar. Dhe në radhë të dytë kërkesa e Prokurorisë ishte e papërshtatshme pasi në një kërkesë pa fakte dhe prova kërkonte menjëherë aplikimin e masës më të rëndë të sigurimit, masë e cila aplikohet kur nuk mund të aplikohet asnjë masë tejtër më e lehtë dhe në këtë këndvështrim gjykata njohu bazueshmërinë e pretendimeve tona që masa e kërkuar nga Prokurori ishte sëpaku e papërshtatshme. Për faktin që është e paprovuar do ta provojmë gjatë seancave të tjera gjyqësore” tha Kaso.Vendimi i gjykatës është përshëndetur nga një grup mbështetësish, miq dhe të afërm që prisnin jashtë gjykatës së Tiranës. Brohorimat kanë shoqëruar furgonin e policisë me të cilin u largua Hoxha nga Gjykata pas njohjes me masën e sigurisë.lirimi i hoxhesEdhe avokati i kreut të INUK, pas vendimit të gjyjkatës tha se Prokuroria nuk mund të ndërhynte në një proces administrative me një masë ekstreme. Duke shprehur bindjen se drejtësia do të vihet në vend, ai tha se klienti i tij është i hapur ndaj çdo hetimi.avokati i Dajtit“ Gjykata pasi verifikoi kushtet dhe nevojat e zbatimit të masës së sigurisë në seancën e sotme, dëgjoi pretendimet tona të cilat ne parashtruam para gjykatës së nuk ekzistojnë kushtet për vendosjen e një mase sigurie “arrest me burg” dhe i kërkuam gjykatës të mos ketë masë sigurie për rastin konkret.Për arsye se rasti ëhstë administrative dhe nuk mundet që Prokuroria të ndërhyjë në një proces administrativ duke marrë masa të rastit ekstremisht, sic është kjo e sotmja.Është një proces administrativ, Prokuroria ka nisur një hetim, ne sqaruam rrethanat e faktit në lidhje me këtë rast dhe gjykata gjeti me vend duke dhënë vendimin, lirimin e menjëhershëm nga salla dhe detyrim paraqitje për zotin Zyhdi Dajti. Dhe ne u shprehëm para gjykatës së jemi të hapur ndaj çdo hetimi. Ky është një momenti i parë, por jemi të bindur se ligji dhe drejtësia do vihet në vend dhe në këtë rast. Drejtori nuk e ka zbatuar detyrën për rastet konkrete që akuzohet nga Prokuroria.Zyrtarët e INUK dhe INUV akuzohen për shpërdorim detyreFlorenc HoxhaKreu i INUV u vu në pranga rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes nga efektivët e policisë së kryeqytetit. Arrestimi është kryer mbi bazë të një vendimi nga Gjykata e Tiranës, e cila ka caktuar masën e arrestit me burg për zyrtarin vendor.Arrestimi i Florenc Hoxhës ka lidhje me katër denoncime të bëra në tri raste nga qytetarët dhe në një rast nga Drejtoria e policisë së Tiranës në adresë të tij gjatë muajve të fundit.Për tri raste kallëzimesh, Hoxha ishte në hetim prej disa muajsh nga Prokuroria e Tiranës, ku dhe është thirrur dhe marrë në pyetje dy herë gjatë hetimeve paraprake.Në një rast ai akuzohet se ka shembur ndërtim me leje, kurse në raste të tjera ka toleruar shtetas dhe kate pa leje, pasi dyshohet se ka marrë pagesa nga pronarët e këtyre ndërtimeve.Zyhdi DajtiGjykata lëshoi dje urdhër-arresti për kryetarin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Zyhdi Dajti. Ndaj zyrtarit të lartë është ngritur akuza “shpërdorim detyre” për disa raste të tolerimit të ndërtimeve pa leje dhe shembjes së disa godinave të tjera që ishin me dokumentacion.Pak orë pasi u vetëdorëzua dje në komisaritin e Vlorës, kreu i Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti e quajti vendimin e Prokurorisë për arrestimin e tij të turpshme.Dajti është shprehur se ka respektuar ligjin gjate detyrës si kreu i INUK dhe se do të zbatojë ligjin duke u paraqitur në institucionet përkatëse për të vërtetuar pafajësinë e tij.