Llalla nis me urgjencë prokurorët në jug, siguron provat e mbyll dosjet për 11 trafikantët e parë

Gjirokastër – Prokuroria ka siguruar provat për 11 persona të përfshirë në sulmin me armë kundër Policisë së Shtetit në Lazarat dhe tregtinë e narkotrafikut, të dhëna që “Ora News” i ka siguruar nga mbledhja e prokurorëve, që u zhvilluar në Gjirokastër në mbrëmje nën drejtimin e Shefit të Krimeve të Rënda, Eugen Becit dhe Drejtorit të Hetimit, Adnan Xholit.Burimet thanë në përfundim të analizës së çështjes “Lazarat” se hetimet u koordinuan me Prokurorinë e Gjirokastrës, hetuesit dhe oficerët e policisë që po punojnë në terren për fiksimin e provave materiale. U vendos që tre grupe pune të policise ne terren do raportojne dhe drejtohen nga nje prokuror. Jane gjithsej 15 grupe pune, qe do te drejtohen nga 5 prokurore, tre prej te cileve nga Prokuroria e Gjirokastres, dy te tjere nga Krimet e Renda. Po ashtu, per masat e sigurise ndaj te arrestuarve do te jene tre prokurore te tjere, nga te cilet 2 te Gjirokastres, 1 nga Krimet e Renda. U vendos edhe per standartizimin e procesverbale dhe akteve proceduriale te evidentimit te provave, te sekuestrimeve dhe asgjesimeve.Oranews.tv