Debati për Lazaratin përplas politikën, PD: Kokat e trafikut në qeveri
Tirane- Opozita përdori operacionin e policisë në Lazarat për të sulmuar sërish maxhorancën për lidhjet me trafikun e drogës.Sipas deputetëve të PD, kokat e trafikantëve në qeveri hoqën nga lista e të kërkuarve bosët e vërtetë të Lazaratit për të mbrojtur interesat e tyre personale.Ish kryeministri Berisha deklaroi se mbështeste policinë por nuk ishte me trafikantët në qeveri" madje kërkoi të tërhiqen njësitë operacionale nga Derviçani pasi po dëmtojnë biznesin.Ndërkohë nga mazhoranca deputeti i PS-së Taulant Balla ka kërkuar të dijë edhe rolin e të arrestuarit Gate Mahmutaj në PD e Gjirokastrës, dhe pse kjo e fundit hesht në një kohë që anëtarët e kryesisë, përfaqësues të Lazaratit janë të arrestuar në akuzën për kultivim dhe trafikim droge. Ai ka shkuar më tej në akuzën e tij kur tha se në telefonat e të gjithë të arrestuarve, numri kryesor është ai numri i Sali Berishës.Seanca në një moment pati një rrjedhë tjetër kur ish kryeministri përdori fjalor fyes për bashkëshorten e ministrit Veliaj. Në fakt Berisha thotë se emërimet "kurvë" e "prostitutë" nuk janë emërtimet që ka përdorur ai por janë thëniet e kryeministrit Edi Rama të thëna në mbrëmjen e Tedi Papavramit.Seanca u ndërpre për disa minuta. Pas mbledhjes Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë për dhjetë ditë nga punimet e parlamentit dhe komisionet parlamentare ish-kryeministrin Sali Berisha. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke njoftuar vendimin e Byrosë, e mbledhur me kërkesë të deputetëve të shumicës, e konsideroi ‘të papranueshëm’ fjalorin e përdorur sot nga ish-kryeministri. “Kur deputeti fyen ndalohet të marrë pjesë në seancë për dhjetë ditë”, u shpreh Meta.Nga ana e tij kryetari i grupit të PD-së, Edi Paloka, e konsideroi të turpshëm vendimin për përjashtimin për 10 ditë të deputetit Berisha nga salla e Kuvendit.“Të përjashtohet Sali Berisha, ndërkohë që këtu në parlament disa nuk duhet të ishin fare, për një mijë e një arsye. Rrinë tërë kohës duke sharë dhe provokuar. Ai nuk tha asgjë më tepër, sesa ato që kanë thënë mediat”, deklaroi Paloka duke njoftuar largimin e deputetëve demokratëve nga salla e parlamentit.Disa nga momentet e seancës sot nga deklarata e Ballës deri tek përjashtimi i Berishës nga Kuvendi Balla: Berisha të shpjegojë lidhjet me Mahmutaj; Paloka: Gate viktimë, kapobanda në qeveriOra 11: 50 Që në nisje të seancës debatet janë ndezur bindshëm duke ndryshuar dhe rendin e ditës, kur deputeti i mazhorancës Taulant Balla akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për lidhje me kreun e grupit kriminal të Lazaratit, tashmë të arrestuar Gate Mahmutaj. Ai ka shkuar më tej në akuzën e tij kur tha se në telefonat e të gjithë të arrestuarve, numri kryesor është ai numri i Sali Berishës.“Si deputet kisha shpresuar shumë që grupi parlamentar i PD të mbante një deklaratë në mbështetje të aksionit policisë së shtetit për çlirimin e Lazaratit nga elementë kriminalë, kultivues dhe trafikantë droge, por kjo mungoi. Ndërkohë që gjithë populli shqiptar, gjithë komunitetit ndërkombëtar ka mbështetur njëzëri këtë aksion për çlirimin e kësaj pjese të Shqipërisë nga ata elementë trafikues dhe kultivues që e kanë marrë peng prej shumë vitesh. Policia e shtetit ka ngritur lart kokën e Shqipërisë kudo në botë. Meriton gjithë respektin policia dhe Ministri i Brendshëm për gjithë këtë aksion të suksesshmëm. Por më lejoni të shtroj dy pyetje për atë që tani nuk është në sallë. Janë dy pyetje të drejtëpërdrejta për ish-kryeministrin Sali Berisha. E para që duhet të vijë këtu në sallë dhe të japë përgjigje, është : A ka biseduar Sali Berisha pak minuta para dorëzimit në telefon me Gate Mahmutaj?Si shpjegohet që në shumicën e telefonave të të arrestuarve numri kryesor ishte numri i Sali Berishës. Tani nuk ka ardhur akoma se duhet të jetë duke biseduar akoma me grupin e zjarrit. Por duhet të vijë urgjentisht në sallë dhe të japë llogari për lidhjet me Gate Mahmutaj. Gojët e liga thonë se sapo e ka akuzuar Gaten si tradhtar për kauzën”tha ai.Deputeti Balla ka kërkuar të dijë edhe rolin që i arrestuari Gate Mahmutaj në PD e Gjirokastrës, dhe pse kjo e fundit hesht në një kohë që anëtarët e kryesisë, përfaqësues të Lazaratit janë të arrestuar në akuzën për kultivim dhe trafikim droge.“Unë kam dhe disa pyetje: Cili është roli i Gates në PD e Gjirokastrës. Ju që akuzoni për lidhje me drogën, si ka mundësi që kreu i PD Tepelenë u zgjodh Petrit Abedini i arrestuar për drogë.Si ka mundësi që PD e Gjirokastrës nuk flet fare në këto momente kur anëtarët e kryesisë së PD, përfaqësues të Lazaratit janë të arrestuar në akuzën për kultivim dhe trafikim droge. Dhe e fundit a mund të na thoni se çfarë roli të rëndësishmëm ka lagjia Mahmutaj në zgjedhjet e 23 qershorit që ju mundësoi marrjen e mandatit të vetëm në Gjirokastër”.Reagon Paloka I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka, i cili duke ju referuar Ballës si avokat i Ramës, tha se Gate Mahmutaj është viktimë sepse kapobanda është në bllok."Nuk kanë marrë deputetët e Partisë Demokratike në Lazarat, e dini shumë mirë , emrat i keni nxjerrë vetë, nuk kam dëgjuar në listë emrin e ndonjë deputeti të Partisë Demokratike. Sa për atë emrin që përmend përsonalisht nuk e njoh, por mos mendoni se me histori të tilla, me sajesa të tilla që janë viktima. Kapobandat e dini shumë mirë se ku janë. Janë në bllok, nuk janë atje. Edhe ata që ndodheshin në Lazarat u njoftuan të largohen. Kapobandat janë në Tiranë , ata i kanë marrë parcelat fshatarëve. Kapobandat janë aty midis jush (tregon me gisht kabinetin qeveritar).I keni hapur luftë disa fshatarëve. Çfarë lufte po bëni , ata që u njoftuan dhe ikën që ditën e parë, atyre tju bëjmë thirrje, apo këtyre që bëjnë sikur gjuajnë për të treguar se gjoja po bëhet luftë e madhe në Lazarat. Katër ditë po bëhet operacion madhështor, kapobandat kanë ikur që ditën e parë, se janë lajmëruar prej këtyre këtu , dhe të gjithë në Tiranë i keni. Dhe vini e tregoni përralla me Gate , e ku di unë se çfarë. Ai qënka supërkrimineli, ai qënka kapobanda, kujt ja tregoni?Gatia qënka supërkapobanda e trafikut në Shqipëri"- tha Paloka.Noka: Djali i Luiza Xhuvanit në Lazarat po qëllon mbi policinëNga foltorja e Kuvendit deputeti i Partisë demokratike Flamur Noka tha se djali i Luiza Xhuvanit, deputetes së Partisë Socialiste po qëllon policinë.“Më thoni dhe një gjë tjetër, kush është atje që po gjuan kundër policisë? Djali i Luizës. Spartak çfarë të thanë drejtuesit e policisë kur shkove për të ngrënë bukë në Derviçan? E di çfarë i thanë Spartakut dhe të gjithë deputetëve të gjithë komisionit të sigurisë, i thanë djali i Luizës është këtu dhe ka gjuajtur kundër policisë. Po që se nuk është, sille Luiza për gjysëm ore këtu përpara nesh te Kuvendi dhe të kërkojmë ndjesë të gjithë si forcë politike. E ke atje, se ja thanë dje, ja pra kush e bën” – tha Noka.Berisha: Tërhiqni policinë nga Derviçani, Tahiri kundërshtonIsh kryeministri Berisha deklaroi se mbështeste policinë por nuk ishte me trafikantët në qeveri"“Jam me policinë por jo me trafikantët në qeveri.” tha Berisha dhe kërkoi tërheqjen e njësive të policisë nga Derviçani.“Kërkoj me urgjencë të hiqen urgjentisht njësitë nga Derviçani pasi është një zonë intensive biznesi dhe minotirtare pasi nuk ka nevojë për asnjë lloj presioni. Keni mbushur Kishën e Dervicanit me qindra policië. Ngrini çadrat” tha Berisha. Tahiri tund kokën në shenjë mohimi.Berisha-Veliajt: Ti thanë gruas kurvë dhe heshte. Meta ndërpret seancënDebatet në Kuvend kanë degraduar në fyerje dhe sharje banale, pas tensionit të krijuar nga diskutimet e nxehta mbi operacionin në Lazarat. Ka mjaftuar një "Vazhdo" e shoqëruar me dorë nga dy Ministrat e kabinetit Ahmetaj dhe Veliaj, të pozicionuar në ulëse në afërsi të foltores ku ish-kryeministri Berisha po dënonte atë që ai e quajti terror mbi popullësinë civile, që ky i fundit të humbë kontrollin.Ai ka kërkuar heshtjen e Veliajt, duke i kujtuar incidentin e publikuar ne media për ditëlindjen e Tedi Papavramit dhe duke i thënë që nuk është në gjendje ti dalë për zot as bashkëshortes së tij."Po të qëllohet në ajër është turp, vetëm frikacakët e bëjnë atë. Ai që është trim nuk ka nevojë të qëllojë në erë. Ata që i çuat ju, i çuat ju mish për top. Një burrë që ia quajnë të shoqen kurvë dhe prostitutë dhe nuk thotë asnjë fjalë vetëm ky është, vetëm ky është" tha Berisha duke iu drejtuar Veliajt i "xhindosur".Pas kësaj deputetë të mazhorancës kanë shpërthyer në zhurma në shenjë proteste ndaj Berishës. Ndërsa kreu i Kuvendit duke i tërhequr vëmendjen Berishës, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për 15 minuta.Meta e përjashton Berishën 10 ditë nga Kuvendi, opozita largohet nga sallaIsh-kryeministri, Sali Berisha, përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi me kerkese te dy grupeve parlamentare PS-LSI. Vendimi u mor nga Byroja e Kuvendit, e cila u mblodh nga kryeparlamentari Ilir Meta pas deklaratave të ashpra të ish-kryeministrit Berisha në Parlament.Pas kësaj deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla, ndërsa seanca plenare ka rinisur pas pushimit vetëm me deputetët e mazhorancës ku po diskutohet rendi i ditës.Berisha: Demaskova Kryeministrin,Veliaj preket nga publikimi i të vërtetësNdërkaq ish-kryeministri jashtë selisë së parlamentit tha për gazetarët se Veliaj nuk preket nga ato që thotë kryetari i tij, por pse ajo e vërtetë bëhet publike.“Ministri, burri i bashkëshortes që në sytë e tij Edi Rama i tha prositutë e më shumë e që nuk çeli gojë fare bërtiste prapa pse unë thoja të vërtetat që i digjnin. Unë jam këtu ti zotohem shqiparëve se asgjë në botë nuk do të më pengojë mua të them të vërtetat publike që janë të rëndësishme. Është me rëndësi që shqiptarët të dinë se me një darkë për nder të Tedi Papavramit, kryeministri ka agresuar në mënyrën më të çmendur gazetarin Adi Krasta dhe pasi ka shkëmbyer me të gjitha llojet e sharjeve, u është kthyer dy zonjave me fjalët më ulëta. Këta zotërinj nuk preken nga ato që thotë kryetari i tyre, por pse bëhen publike, se këto duhet të mbahen sekret pavarësisht se ka ndodhur në një aktivitet zyrtar në prani të 22 vetëve.I pyetur a nuk është një fjalor i pahijshëm nga një ish kryeministër, Berisha u përgjigj: Kur një kryeministër e lejon veten të shqiptojë shprehje të tilla, meriton të demaskohet. Unë s’i kam thënë kurrë fjalë të tilla, as kur kam qenë Kryeministër dhe as tani si ish-Kryeministër. Kjo është e vërtetë.Rinis seanca, Meta njofton përjashtimin, Paloka mbron BerishënKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke njoftuar vendimin e Byrosë, e mbledhur me kërkesë të deputetëve të shumicës, e konsideroi ‘të papranueshëm’ fjalorin e përdorur sot nga ish-kryeministri. “Kur deputeti fyen ndalohet të marrë pjesë në seancë për dhjetë ditë”, u shpreh Meta.Nga ana e tij kryetari i grupit të PD-së, Edi Paloka, e konsideroi të turpshëm vendimin për përjashtimin për 10 ditë të deputetit Berisha nga salla e Kuvendit.“Të përjashtohet Sali Berisha, ndërkohë që këtu në parlament disa nuk duhet të ishin fare, për një mijë e një arsye. Rrinë tërë kohës duke sharë dhe provokuar. Ai nuk tha asgjë më tepër, sesa ato që kanë thënë mediat”, deklaroi Paloka duke njoftuar largimin e deputetëve demokratëve nga salla e parlamentit.Halimi: Mazhoranca nuk mund të hetojë qeverinë, po shkelet KushtetutaNë fillim të seancës Halimi foli për shkelje të Kushtetutes"Po bëhet një muaj nga vendimi i Kushtetueses që urdhëroi ngritjen e komisionit hetimor për serverin e tatimeve dhe shkelja e Kushtetutës në parlament po kthehet në rregull. Një javë më parë mazhoranca me urdhër të Kryeministrit për herë të dytë në harkun e një muaji rrëzoi kërkesën e ligjshme dhe kushtetuese të opozitës për hetim parlamentar për lidhje të narkotrafikantëve me qeverinë. Brenda një muaji opozita kërkoi të hetojë qeverinë për narkotrafikun, lidhjet e saj me ta, cilat ishin arsyet që droga kishte kapur detin, tokën dhe ajrin, ishin bërë me krahë, kishin blerë dhe flota ku njëri nga avionët ra dhe në Divjakë, kush lajmëroi narkotrafikantët të largohen, kush janë kanalet e vjetra që janë ringjallur sot në qeverinë e re. Por Kryeministri rrëzoi kërkesën e opozitës. Argumeti sipas tij është se nuk heton opozita qeverinë, por mazhoranca. Ky qëndrim u miratua në parlament është në kundërshtim të hapur me të drejtën e opozitës për të hetuar qeverinë. Është në kundërshtim të hapur me standardet europiane të demokracisë dhe shtetit ligjor të përcaktuar qartë dhe nga gjykatat kushtetuese të BE.Zoti.kryetar me vendimin e datës 22 maj në Kuvend u shkel Kushtetuta e vendit , standardet europiane në një regjim parlamentar me qëllim që ti shpëtoni përgjegjësisë dhe ti mbyllin gojën opozitës. Një javë më parë opozita kërkoi një komision tjetër hetimor që kishte lidhje me komisionin e mëparshëm të rrëzuar dhe që kishte të bënte me hetimin dhe bërjen transparente për qytetarët të mekanizimit të emërimeve kriminale në administratë nga kjo qeveri. Kërkohej të ngrihet një komision për ti kërkuar llogari Ramës për atë që u kap me presh në duar për më shumë se 40 herë, ku në poste kyce të administratës ka emëruar njerëz në lidhje kriminale me narkotafikun duke e degraduar dhe hapur rrugë kapjes së shtetit nga elementë të rrezikshëm dhe të botës së narkotrafikut. Manipulimi i objektit të hetimit është një veprim në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. Askush se pengon Edi Ramën të hetojë me komision apo pa komison hetimor emërimet e bëra nga qeveria e Sali Berishës. Por pse është shkelur Kushtetuta në Kuvend. Sepse Kushtetuta përcakton se vendimet e gjykatës kushtetuese janë të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë. Kryeministri ankohet nëpër Europë se nuk zbatohen ligjet, ky që që mban rekord për shkeljen e tyre si Kryeministsër."Parlamenti kishte në rend të ditës diskutimin e një ndryshimi në ligjin “Për lejet e mjedisit” dhe më pas me ratifikimin e marrëveshjeve respektive me Kosovën dhe Emiratet e Bashkura Arabe “për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin.