Usa Today: Saranda, mes 10 porteve që duhen vizituar

Agjencia e lajmeve "Usa Today" rendit portin e Sarandës në 10 porte që nuk i keni dëgjuar më pare, por që nuk do të thotë që nuk duhen vizituar. "Disa nga këto porte të reja janë në kategorinë e vendeve që ju ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë, por kjo nuk do të thotë se ato nuk do të përfundojnë ndër portet tuaj të preferuara", shkruan "USA Today" duke renditur 10 portet. Madje kujton dhe qytetin antik të Butrintit, i cili mund të vizitohet nëse do të ndaloni në portin e Sarandës.