Lufta ndaj "rrjeteve e zeza", tregu i pedofilëve që po shndërrohet në epidemi

Qindra e mijëra pedofilë po përdorin të ashtu-quajturat "rrjetet e zeza" për të tregtuar imazhe në rrjetet sociale dhe internet, imazhe në të cilat shfaqen abuzime seksuale me fëmijë.Sipas një investigimi të rrjetit britanik BBC, tashmë kjo lloj tregëtie është kthyer në një epidemi, ku vendin e parë në këtë listë, e mbajnë vetë britanikët, duke prodhuar por edhe duke shpërndarë e shitur në nivele alarmante pamje të tilla shqetësuese të abuzimeve seksuale me fëmijët. Oficerët e policisë nga të gjithë vendet e botës shërbejnë në Task-forcën Virtuale Globale."Rrjetet e zeza" janë një term që përdoret në internet, për ato pjesë të cilat janë të fshehura mirë dhe në të cilat është e vështirë të gjesh akses për të hyrë pa pajisje speciale. Një nga produktet më popullore të të ashtuquajturave "Dark net" është TorBrowser, që përmes disa aplikimeve e fjalëkalimeve, cdo vullnetar mund të hedhë video e imazhe të tilla.Këto rrjete janë të vështira të gjenden përmes Google. Vetëm në 2014-ën, ka patur një boom rastesh të trajtuara nga autoritetet amerikane dhe ato britanike, të cilët janë të përfshirë në luftën kundër krimeve të internetit kundër fëmijëve.BBC ka qenë pjesëmarrëse në një nga operacionet e fundit në Los Angeles. 21 oficerë zbarkuan në agim në një parking në qendër të LA. Andrea Grossman, pjesëtare eDepartamentit të Policisë së LA, tha për median britanike se ndërmarrin të tilla operacione "3 deri në 5 herë në javë". Kërcënimet nga këto rrjete njihen nga qeveritë përqark botës.Sasia e imazheve të abuzimeve seksuale me fëmijë të mitur në internet, tashmë kanë dalë jashtë kontrollit të autoriteteve vendase, duke përfshirë edhe agjentë federalë.