Burgim i përjetshëm për ish-presidentin turk, shqiptarin Kenan Evren
Turqi- Në një gjykim që synon ti japë fund praktikës së ndërhyrjes së ushtrisë në politikën e Turqisë, një gjykatë ka shpallur fajtor për krime lufte kundër të vetmit dy liderë të mbijetuar të pucit ushtarak të 1980-ës, duke i dënuar me burgim të përjetshëm.Kenan Evren, 97 vjeç, ish -shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke, që i priu puçit ushtarak dhe vazhdoi më pas duke shërbyer si President deri në 1989, si dhe Tahsin Sahinkaya, ish-komandant i forcave ajrore, tani 89 vjeç, kanë qënë në gjykim që nga viti 2012.Ata janë udhëheqësit e parë të një puçi, të cilët janë ndjekur penalisht në shtetin ku ushtria ka rrëzuar me forcë 3 qeveri që nga vitit '60 dhe kishte detyruar një qeveri të dorëhiqej në 1997. Marrja e pushtetit nga ushtria në 1980, i dha fund luftimeve vdekjeprurëse midis ekstremistëve politikë por rezultoi më pas edhe me një valë ekzekutimesh, torturash dhe zhdukjesh.Dy të akuzuarit nuk kanë marre pjesë në gjykim për shkak të moshës së thyer dhe shëndetit të rënduar, por ata e kanë marrë vesh gjykimin përmes një lidhje me internet.Gjykimi ndaj tyre ka nisur pasi qeveria e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, duket se ka vendosur ti japë fund ndikimit ushtarak në politikën turke. Evren fillimisht konsiderohej hero nga shumë qytetarë turq, pasi i dha fund përleshjeve të dhunshme të 12 shtatorit 1980.Por më vonë ai u akuzua për inicim dhe lejim të puçit të shtetit, duke e përdorur atë si justifikim për përdorimin e ushtrisë. Ai mbylli në atë kohë parlamentin, pezulloi Kushtetutën dhe burgosi lider politikë, shpërndau parti politike dhe më pas u bë Presidenti deri në vitin 1989.Ndërsa gjyqi ndaj nisi në 2012-ën, Evren deklaroi se në ato vite, puçi ishte një akt i domosdoshëm, të cilin nëse do ti jepej mundësia, do ta përsëriste sërish. Në fillim të viteve '80, 650 mijë persona u arrestua, 230 mijë prej të cilëve ishin gjykuar nga gjykatat ushtarake. 300 persona ndër vite ndëruar jetë në burg ndërsa 171 të tjerë vdiqën pas torturave.Kenan Evren (i lindur më 1917), presidenti i shtatë i Republikës së Turqisë, kishte origjinë shqiptare.Në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, kur vizitoi ish-Jugosllavinë, i pyetur nga zyrtarët jugosllavë nëse ka ndonjë kërkesë, ai tha se do të ishte shumë i lumtur nëse i vendosej në dispozicion një helikopter dhe dy kurora me lule. Kur e pyetën përse dhe për ku, ai tha se donte t‘i vendoste dy kurorat mbi varret e gjyshërve të tij në Kumanovë!Nuk harroi të shtonte se në damarët e tij rridhte gjak shqiptar, gjë që i çuditi dhe ndoshta nuk i bëri të ndihen mirë zyrtarët serbë të ish-Jugosllavisë.Ndërkaq, në një intervistë të vitit 1992 për mediat e Kosovës, ai ka thënë: "Po, është e vërtetë se jemi me prejardhje nga e Presheva e Kosovës. Babai im Hajrullahu u lind në një fshat afër Preshevës që quhet Bilac".