Noka: Djali i Luizës po qëllon policinë në Lazarat, Xhuvani e sjell në Kuvend
Tiranë – Deputetja e PS-së, Luiza Xhuvani dhe djali i saj, Kostandin Xhuvani, janë takuar me njeri –tjetrin sot në hyrje të Kuvendit, në një takim të pazakontë me motiv politik.Xhuvanët e kanë bërë këtë takim familjarë në sy të mediave, për të hedhur poshtë deklaratat e ish-Ministrit të Rendit Flamur Nokës, bërë sot në Kuvend, sipas të cilave, djali i saj ndodhej në Lazarat duke shtënë kundër policisë.“Më thoni dhe një gjë tjetër, kush është atje që po gjuan kundër policisë? Djali i Luizës!” – tha Noka. – “Spartak, çfarë të thanë drejtuesit e policisë kur shkove për të ngrënë bukë në Derviçan? E di çfarë i thanë Spartakut dhe deputetëve të Komisionit të Sigurisë? I thanë:“Djali i Luizës është këtu dhe ka gjuajtur kundër policisë.” Po që se nuk është, sille Luiza për gjysëm ore këtu përpara nesh te Kuvendi dhe të kërkojmë ndjesë të gjithë si forcë politike! E ke atje, se ia thanë dje, ja pra kush e bën,” – këmbënguli Noka.Por, Luiza Xhuvani i është kundërpgjigjur menjëhërë: “Noka të vijë me mua, bashkë me median, e shkojmë në shtëpinë time dhe nëse im bir nuk është në shtëpi, unë nuk hyj më në parlament. Në të kundërt, të më kërkojne falje publike për akuzat.”Dhe pikërisht pas kësaj, Xhuvani ka kontaktuar me djalin e saj dhe e ka thirrur të vijë përpara Kuvendit. Kostandin Xhuvani nuk ka vonuar të zbresë nga një makinë gri dhe të takohet me nënën e tij, madje, të bëjë disa metra rrugë drejt oborrit të Kuvendit për t’u parë nga mediat dhe më pas, për t’u larguar sërish me ngadalë.(Video: Momenti kur Luiza Xhuvani sjell djalin në Parlament)ar.sh/Oranews.tv