Parlamenti holandez vendos pro statusit të Shqipërisë - Rama njofton, Berisha përshëndet
Tiranë – Kryeministri Rama ka njoftuar sot, direkt nga foltorja e Kuvendit, në kohë reale, se Parlamendi holandez sapo kishte vendosur që Shqipërisë t’i jepej statusi kandidat për në BE.Rama deklaroi: “Ky është një moment i rëndësishëm, që meriton një vëmendje të veçantë dhe një duartrokitje të veçantë, sepse Parlamenti holandez sapo ka kaluar mandatin për Ministrin e Jashtëm dhe Kryeministrin, që t’i thonë pro statusit për Shqipërinë si vend kandidat.”Menjëhërë më pas, vendimin e Parlamentit të Hollandës e ka mbështetur edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili i vlerësoi parlamentarët hollandezë si miq të shquar të Shqipërisë; Kryetarin e Senatit të Hollandës, si promoter dhe avokat të shkëlqyer të interesave të shqiptarëve si dhe Kryeminstrin Mark Rutte, si njeri nme integritet të lartë dhe kurajo, “që i qartësoi Parlamentit të vet se Shqipëria meriton plotësisht statusin e vendit kandidat dhe kjo është bindja jonë më e thellë.”Shqipëria ishte duke e pritur vendimin e Parlamentit të Hollandës prej pak ditësh, pasi ishte bërë publike rekomandimi që Kryeministri Rutte i dërgonte Parlamentit të vendit të tij, që të vononte pro dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë.ar.sh/Oranews.tv