Ndërhyrje ushtarake në Irak, Obama mund të shmangë Kongresin

Presidenti amerikan Barack Obama u shpreh gjatë një takimi me liderët e kongresit se atij nuk i nevojitet aprovimi i ligjvënësve për të ndërhyrë ushtarakisht në Irak.Lajmi u bë publik nga senatori republikan Mitch McConnell, pas takimit me presidentin Obama.Iraku i ka kërkuar SHBA-ve ndihmë për të luftuar kundër militantëve xhihadistë, që po avancojnë nga dita në ditë në disa qytete të vendit por sipas analistëve, cdo vendim për mbështetje ushtarake nga ana e Washingtonit, mund të dëmtojë ndryshimet politike në Irak.Zv.presidenti Joe Biden diskutoi për disa masa që mund të ndalojë përparimin e terroristëve, gjatë një takimi që zhvilloi të mërkurën me kryeministrin e Irakut, Nouri al-maliki, por ata theksuan gjithashtu nevojën për bashkim kombëtar. Gjatë takimit me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, sekretari i mbrojtjes Chuck Hagel u shpreh se kjo është një sprovë për Irakun e qeverinë e saj, për të parë nëse do të arrijnë të përmbushin angazhimin e bërë, për të bashkëqeverisur me muslimanët sunni, kurdët dhe shiitët.Ndërsa kongresmeni republikan McConnell, pas takimit tha se Obama tregoi qartë se nëse do të vendosë të ndërhyjë ushtarakisht në Irak, nuk do të ketë nevojë për aprovimin e kongresit. Ekspertët shprehen se presidenti Obama ka disa opsione mbi tryezë, përfshirë këtu edhe autorizimin për të përdorur forcat e armatosura amerikanë kundër grupimeve të al kaedës, kudo që këta të fundit ushtrojnë autoritetin e tyre. Por një veprim i tillë do të binte ndesh me veprimet e ndërmarra prej tij një vit më parë, kur vendosi të mos ndërhyjë ushtarakisht atje, pavarësisht përdorimit nga ana e ushtrisë siriane armë kimike kundrejt popullsisë. Që nga fillimi një javë më parë i sulmit të grupit militant ISIS në Irak, qindra persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 500 mijë të tjerë kanë braktisur shtëpitë.