Lezha zgjohet nën pushtetin e ujit, shkak reshjet e shiut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2014, 09:48
Lezhë-Qyteti i Lezhës është zgjuar sot nën pushtetin e ujit, për shkak të reshjeve të shiut që kanë nisur prej orëve të para të mëngjesit. Intensiteti dhe sasia e reshjeve të rëna kanë shkaktuar përmbytje në lagjen '11 Janari', 'Besëlidhja' dhe në bulevardin 'Gjergj Fishta', ku niveli i ujit arrin mbi 50 cm. Përmbytjet në Lezhë, janë bllokuar hyrjet e pallateve, është e pamundur lëvizja e automjeteve dhe e qytetarëve Lezhë, niveli i ujit është rritur për shkak të reshjeve, shiu i rrëmbyeshëm ka sjellë dhera dhe inerte të shumta në rrugë