Presidenti i Meksikës pret Konsullin Ylli Ndroqi: Po na e përfaqëson shtetin denjësisht
Është shqiptari i parë në një vizitë zyrtare që pritet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës.Vizita që Konsulli i Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës po zhvillon në Meksiko Siti, ka kulmuar me takimin me kreun e shtetit meksikan, Enrique Pena Nieto (Enrike Pena Nieto).Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës i rezervoi një takim të përzemërt Konsullit të Nderit në Shqipëri, i cili mban këtë detyrë prej afro një viti e gjysmë.Z. Ndroqi e falenderoi numrin 1 të shtetit meksikan për mundësinë e takimit dhe i shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë ndaj tij, për të qenë përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri.
Z.Ndroqi tha se që kur nisi misionin diplomatik, është udhëhequr nga një parim, puna në interes të Shtetit Meksikan. Ai e njohu presidentin me përpjekjet për të promovuar Meksikën në Shqipëri, përmes prezantimit të hapësirave ekonomike, tregtare, turistike e kulturore që ky vend ofron.Në këtë takim të parë me Konsullin e Nderit në Shqipëri, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Enrique Pena Nieto, e falenderoi z.Ndroqi për përfaqësimin dinjitoz të shtetit të Tij në Tiranë si dhe vlerësoi punën që ai ka kryer që nga marrja e detyrës.Ai shprehu vlerësime për përpjekjet e Konsullit të Nderit për ti sjellë më pranë dy vendet e largëta gjeografikisht, përmes forcimit të marrëdhënieve bilaterale.Për të mbajtur në kujtesë këtë takim të parë zyrtar, dhe në shenjë mirënjohje ndaj shtetit meksikan, dhe vetë presidentit Nieto, Z.Ndroqi i dhuroi kreut të shtetit meksikan, një simbol kombëtar, Përkrenaren e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Takimi mes Z.Ndroqi dhe Z.Nieto u zhvillua në kuadër të mbledhjes së Konsujve të Nderit të Meksikës nëpër botë, që po mbahet në Meksiko Siti.Presidenti Nieto organizoi një pritje të veçantë në Pallatin Kombëtar, në nder të 102 konsujve. Duke u shprehur mirënjohje për punën dhe përfaqësimin dinjitoz të Meksikës nëpër botë, Nieto garantoi Konsujt e Nderit se do jetë përkrah tyre, për të çuar përpara këtë mision diplomatik, sa të bukur, aq edhe të vështirë.“Është një nder të mirëpres në Pallatin Kombëtar Konsujt e Nderit të Meksikës nëpër botë. Shpresoj që ky takim që po zhvillojmë, tu ketë njohur me atë që po ndodh tani në Meksikë. Dua të nënvizoj se u jemi mirënjohës për gjithçka bëni për Meksikën. Si President i Republikës do jem krah për krah me ata që e duan Meksikën. Sot Meksika po tranformohet dhe kjo falë reformave dhe forcave politike që i kanë çuar para reformat”, u shpreh Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto.Presidenti Meksikan u lëshoi këtë thirrje Konsujve të Nderit:“Meksika po përgatitet për të qenë protagoniste në ekonominë botërore, dhe për tu pozicionuar si një vend tërheqës për investime në tregti dhe turizëm. Ky është mesazhi i transformimit, mesazh që u kërkoi ta përcillni në vendet tuaja. Ndaj me botën vendosmërinë e Meksikës për ti bërë ballë sfidave për të ndryshuar, dhe në këto ndryshime ofrohen mundësi të mëdha për tu rritur bashkë. Meksika është vendi i njerëzve të lirë. Ky është vendi që ju përfaqësoni, ky është vendi juaj”, u shpreh Nieto.Në pritjen e organizuar nga Presidenti i Meksikës ishin të pranishëm edhe një sërë ministrash, ai i Jashtëm Hose Antonio Meade Kuribrena, i Ekonomisë, Ildefonso Guahardo Villareal, e Turizmit Claudia Ruis Massieuis dhe të tjerë autoritete të larta të Shteteve të Bashkuara të Meksikës.Në një hark të shkurtër kohor nga mbyllja e kësaj pritje, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës, ndau përshtypjet për takimet me konsujt e nderit përmes llogarisë së Tij në rrjetin social “Facebook”.“Mirënjohje për ata që me zemërgjerësi dhe dashamirësi janë Imazhi i Meksikës në botë”, shkruan Enrique Pena Nieto.Në mesin e fotove të përzgjedhura për të pasqyruar ceremoninë, është edhe takimi me Konsullin e Nderit, Ylli Ndroqi.Në komentin që shoqëron foton, presidenti shkruan:“Konsujt e Nderit me punën dhe marrëdhëniet e tyre të mira, kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e investimeve,tregtisë dhe turizmit.”