Politika bashkohet për statusin: Meritojmë statusin. Tjetër Jo do ishte dramë edhe për BE
Shqipëria e meriton statusin dhe duhet ta marrë në fund të qershorit përdryshe Bashkimi Europian do tu përcjellë një mesazh të keq vendeve aspirante.Në një konferencë ndërkombëtare organizuar nga presidenca greke për zgjerimin e BE, përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës ndanë të njëjtin qendrim se mungesa e përspektivës europaine do të ishte një dramë jo vetëm për shtetet që kërkojnë integrimin por edhe për vetë BE-në.Për ministrin Bushati marrja e statusit do të jepte një mesazh të mirë për fqinjësinë."“Drama më e madhe që kanë sot vendet e Ballkanot do të ishte mungesa e prespektivës e cila do të krijonte terren të përshtatshëm për aktorë të tjerë dhe për ta vendosur timonin e Ballkanit për diku tjetër. Marrja e statusit ka lidhe me kredibilitetin e Shqipërisë sa i takon reformave dhe ky është proces stafetë që nuk nis nga fillimi por kursi i reformave. Por i rëndësishëm është kredibiliteti i vendeve të BE-së për të mos rënë në kurthet e çështjeve që konsiderohen bilaterale dhe që nuk konsiderohen pjesë e procesit të integrimit. Kredibliteti nuk do të mund të konceptohej i jetësuar nga parashikueshmëria. Do të ishte një sinjal stabilizues dhe sinjal i mirë edhe për Ballkanin Perëndimor dhe sinjal i mirë për Europën sepse siç thoshte Fyle procesi i zgjerimit e konsdieron ADN e BE, por dhe për një fqinjësi të mire” tha Bushati."Për opozitën shqiptare vendimi për marrjes e statusit të vendit kandidat, e kemi konsideruar të vonuar, nuk besoj se kjo është diçka e thënë vetëm nga ne. Larg qoftë një vonesë tjetër, apo një vendim jo pozitiv në datën 24 qershor. Jo vetëm që nuk është i mirëpritur, por do do ta bënte proçesin jo vetëm problematik, por edhe me më pak kredibilitet. Për aq kohë që proçesi i integrimit europian dhe i zgjerimit , është konsideruar gjithmonë si një proçes i bazuar në merita dhe arritje. Për aq kohë sa plotësimi i kritereve të vendosura nga Komisioni Europian, që monitoron proçesin ngushtësisht nga vendet anëtare, realizohet në kuatën e duhur për të marrë një vendim , dhe për të kaluar një shkallë më tej këtë process, atëherë ky vendim besoj do të jetë një vendim pozitiv. Jam e bindur se Shqipëria e ka merituar me kohë marrjen e statusit të vendit kandidat"- tha Bregu.