Chavez, komplikime të reja shëndetësore
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka pasur ndërlikime të reja shëndetësore pas një operacioni të realizuar më parë gjatë dhjetorit në Kubë për heqjen e një tumori, deklaroi te henen zëvendëspresidenti Maduro.Chavez iu nënshtrua një operacioni të katërt për heqjen e masave tumorale në 11 dhjetor, por vuan nga infeksion në rrugët e frymëmarrjes.Gjendja shëndetësore e Chavezit paraqitet e rënduar, ndonëse kartela e tij e plotë klinike nuk është bërë asnjëherë publike për mediat.Ai duhet të betohet në mandatin e katërt radhazi presidencial në 10 janar, por vetë Chavez ka pranuar se mund të mos jetë në gjendje të përfundojë mandatin.Chavez, drejton shtetin e Amerikës së Jugut me 30 milionë banorë që prej vitit 1998. Gjatë drejtimit të tij, ai është dalluar për një sërë reformash sociale, por nëpërmjet retorikës së tij nacionaliste dhe anti-globaliste, është identifikuar si një prej kundërshtarëve kryesorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë.