2013, vështirësi ekonomike për Spanjën

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy përgatiti spanjollët për një vit të të ri të vështirë dhe me kursime. Spanja ndodhet në recesion dhe ndoshta do t'i duhet të aplikojë për ndihma nga fondi i ndihmave të BE.  "Ne aktualisht nuk mendojmë, t'i kërkojmë Bankës Qendrore Evropiane  që ajo të ndërhyjë. Por nuk mund ta përjashtojmë një gjë të tillë për të ardhmen" tha Rajoy.Me këto fjalë kryeministri konservator, ka nxitur spekulimet, se vendi i tij mund të kërkojë mbrojtje nën ombrellën e ndihmave financiare të BE-së. Por sidoqoftë për këtë spankollët duhet të përmbushin kushte të rrepta, të cilat deri tani ata i kanë kundërshtuar.Spanja vuan nga recesioni, papunësia në mbarë vendin është rritur në 25%, që pas fundit të diktaturës së Frankos nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë të papunë në Spanjë.Papunësia tek të rinjtë është dyfish më e lartë. Në gjysmën e parë të vitit gjendja do të jetë shumë e vështirë, vetëm në gjashtëmujorin e dytë mund të ketë një farë qetësimi të situatës, tha kryeministri spanjoll.Rajoy ka vlerësuar se hapat e presidentit të BQE-së kanë pasur një ndikim qetësues mbi tregjet e ka saktësuar se gjëja më e rëndësishme e këtij viti ka qenë ndryshimi i kursit dhe korrektimi i politikave ekonomike.