Gjenden të vdekur 21 ushtarë pakistanezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2012, 10:19
Trupat e pajetë të 21 ushtarëve pakistanezë, të rrëmbyer më 27 dhjetor, janë gjetur katër kilometra larg vendit ku janë rrëmbyer.Burimet zyrtare thonë se një ushtar është gjetur i gjallë, por i plagosur, ndërsa një tjetër ka arritur të shpëtojë i palënduar.Militantët kanë kapur 23 ushtarë në dy postblloqe jashtë Peshauarit.Mësohet se talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin dhe rrëmbimet.